Psikologji

Fjalimi i një djali në 70 vjetorin e të atit. Thjesht fantastik. Duhet ta lexoni

“Deri përpara disa vitesh, unë arrija të kuptoja vetëm gjysmën e marrëdhënies baba-bir. Kur je fëmijë, nuk i vlerëson gjërat me vlerë në jetë, pasi përqendrohesh më tepër tek lojërat. E mira e të qenurit i rritur, është se fiton aftësi për të kuptuar se lumturia nuk ka të bëjë me lojërat. Tani që unë jam prind i dy djemve, nuk mund të kaloj dot asnjë ditë pa menduar për gjithë gjërat që ti më ke falur. Çdo gjë që unë bëj me djemtë e mi, është e njëjtë me gjërat që ti gjete kohën dhe m’i mësove se si t’i bëja.

Mbaj mend që shkoje në punë edhe në ditët e acarta, për të na siguruar gjithë kushtet e nevojshme mua dhe mamit. Mbaj mend që më qortoje kur gaboja, dhe që më përgëzoje kur bëja diçka që ty të bënte të ndiheshe krenar. Mbaj mend bisedat tona të gjata gjatë adoleshencës sime për vajzat. Mbaj mend gjithë lojaërat që kemi luajtur bashkë, ku ti nuk ishe vetëm babai dhe miku im, por edhe trajneri im.

Përveç sporteve, në të cilat të kisha ty si trajnerin më të mirë, ti më ke ndihmuar edhe në shumë gjëra të tjera. Më mësove të forcoja durimin dhe vullnetin, të shpresoja dhe të besoja tek të tjerët, si dhe t’i doja njerëzit po aq sa ata më donin mua. Durimi yt nuk kishte të mbaruar, edhe pse unë ndonjëherë acarohesha me ty dhe të ktheja fjalën gjithë inat. Ti sërish vije tek unë dhe më kërkoje falje, kur në fakt duhet të të kërkoja unë ty falje. Por kjo gjë më mësoi se falja është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë në jetë. Duke kërkuar të falur, ne nuk e ulim veten, por e lartësojmë atë.

Unë jam i mendimit, se jeta e një prindi që e bën siç duhet detyrën si prind, nuk mbaron ndonjëherë. Përkundrazi, ajo shumëfishohet me kthimin tuaj në gjyshër. Së fundmi, unë dhe ime shoqe kaluam ditë të tëra në spital për shkak të një sëmundjeje të djalit tonë të vogël. Ne përherë u mbështetëm tek ty dhe mami im, sa herë që na duhet të largoheshim për të shkuar në punë. Ju kujdeseshit për djalin tim në spital, më shumë se sa kujdeseni për veten tuaj kur sëmureni.

Ti më ke dhënë shumë mësime të vlefshme në jetë dhe unë do të bëj më të mirën për t’ia dhënë këto mësime edhe djemve të mi. Të falenderoj për udhëheqjen tënde dhe për faktin që ke qenë përherë një ndikim i mirë përgjatë jetës sime. Jam shumë me fat që të kam ty si baba dhe si shok. Familjarisht ne të urojmë gëzuar 70 vjetorin dhe urojmë që të kesh akoma dhe më shumë vite të tjera jete të lumtura. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button