Psikologji

Fjalimi më i bukur dhe më i vërtetë, që mund të kesh lexuar ndonjëherë

“A e dije se mesatarisht një person shpenzon rreth katër vite të jetës së tij duke parë celularin e tij? Duket ironike se si këto ekrane me prekje të zhdukin prekjet në realitet. Teknologjia na ka bërë më egoistë dhe më të distancuar se kurrë. Edhe pse celularët dhe kompjutërat përpiqen të na lidhin më shumë me njëri-tjetrin, komunikimi është zbehur më tepër.

Mark Zuckerberg dhe çdo drejtues tjetër i rrjeteve sociale duhet ta ndryshojnë emërtimin e rrjetit të tyre si një rrjet social. Nuk janë aspak sociale, pasi na kanë bërë më pak socialë se kurrë. Shoqëritë tona në realitet janë shpesh më të thyera dhe më të dëmtuara se ekranët e celularëve tanë. Këto rrjete duhet të konsiderohen antisociale.

Ne kalojmë kohë duke e vlerësuar veten bazuar tek numri i ndjekësve, apo tek numri i pëlqimeve në foto, shpesh duke injoruar ata që na duan në të vërtetë. E kemi më të lehtë të shkruajmë një postim për të treguar sa të trishtuar jemi, se sa të hapemi me dikë që mund të na këshillojë, të na ndihmojë dhe të na bëjë të ndihemi mirë.

Para disa ditësh e pyeta një shok në Facebook se kur kishte mundësi të flisnim përballë dhe ai ma ktheu me pyetjen: “Në rregull, por në çfarë ore do të flasim në Skype?”. U habita dhe e lashë me aq bisedën me të. Jemi ftohur kaq shumë, saqë çdo gjë e duam përmes teknologjisë. Ka humbur kontakti përballë, biseda në kafe dhe afrimiteti i dikurshëm.

Duhet të marrim një vendim me jetën tonë, nëse duam të jemi të kontrolluar nga teknologjia, ose nëse duam ta marrim nën kontroll vetë jetën tonë. Duhet ta marrim ne vendimin për ta përjetuar një moment, në vend që ta regjistrojmë me celularin tonë. Duhet ta marrim ne vendimin për të mos u bërë foto gatimeve që na serviren, por t’i shijojmë ato. Nuk kemi pse presim për përditësime të reja, për versione të reja, për të shpërndarë foto tonat të vjetra. Duhet të dalim nga monotonia e boshllëkut që na japin rrjetet antisocial.

Më quani të çmendur, por unë mendoj se do të vijë dita kur ne të buzëqeshim dhe të kemi më pak bateri në celularët tanë, sepse kjo do të na afrojë me tepër me njerëzit….”

Richard Williams

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button