Psikologji

Fjalimi më i bukur motivues: “Fillo të punosh me mendjen tënde”

“Sipas perspektivës së një murgu, fuqia më e madhe është vetëkontrolli; të kesh mundësinë të përqëndrosh mendjen dhe energjinë tënde, atje ku dëshiron dhe kur e dëshiron. Në këtë mënyrë, do të jesh i aftë të përballosh çdo gjë që të duket e ashpër, sfiduese, argëtuese, në mënyrë të balancuar, pa qenë shumë i gëzuar në kënaqësi, apo shumë i mërzitur në dhimbje.

Pavarësia nuk do të thotë se ti nuk zotëron gjë, por se asgjë nuk të zotëron ty. Kjo gjë më pëlqen shumë, sepse i jep një kuptim pavarësisë që nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë më parë. Njerëzit thonë se pavarësi do të thotë të distancohesh nga të tjerët, ndërkohë që në të vërtetë, pavarësia është të qëndrosh pranë çdo gjëje dhe të mos i lejosh ato të të konsumojnë apo zotërojnë. Kjo është fuqia e vërtetë.

Sa njerëz njohim ne që kanë pasur famë, dhe fama i ka shkatërruar? Ndaj për mua, ky përkufizim i pavarësisë është i mundur të praktikohet edhe në botën reale. Në vend që të thuash: “Oh, kam për të pasur një jetë të thjeshtë, nuk do të kem asgjë në jetë”. Të jesh i/e aftë të kalosh zilitë, të jesh i/e aftë të kalosh xhelozitë, të jesh i/e aftë t’i shmangesh negativitetit kjo është fuqia e vërtetë.

Sot kur njerëzit kërkojnë në Instagram, në Facebook, apo në YouTube, shpesh thonë: “Ai/ajo merr kaq shumë pëlqime; ai është fejuar; ajo është martuar; shih sa fat ka pasur etj”. Këto gjëra na shkatërrojnë ne përbrenda. Për fat të keq në ditët e sotme, për shkak të medias, lajmeve dhe rrjeteve sociale, në një ditë ne mund të grumbullojmë më shumë negativitet se në gjithë jetën.

Sipas meje, të gjesh kohë, energji, dhe vullnet për t’u vetëpërmirësuar, janë çelësat për një jetë të lumtur.

Jay Shetty”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button