Horizonti.al

Flijimi i fëmijëve praktikohej edhe nga kartagjenasit

screen-shot-2016-10-21-at-09-55-07

Për dekada me radhë, studiuesit kanë debatuar nëse njerëzit e Kartagjenës së lashtë, që kanë ekzistuar gjatë viteve 800-146 Para Erës Sonë, praktikonin apo jo flijimin e fëmijëve. Ideja që kartagjenasit e lashtë nuk angazhohen në këtë praktikë mizore, u përhap nga disa studiues nga Italia dhe Tunizia përgjatë shekujve. Ata argumentuan se grekët dhe romakët qëndronin prapa kësaj “propagandë raciste anti-Kartagjenase”.

Ata gjithashtu sugjeruan se tofetet – varret e lashta ku janë gjetur skelete – qenë thjesht varrezat  fëmijësh. Megjithatë, kërkimet e përbashkëta të kryera nga akademikë nga institucione të ndryshme nëpër botë si Universiteti i Oksfordit, e kritikojnë këtë interpretim devijant. Sipas studimit, shumica e të dhënave arkeologjike, letrare, dokumentare, historike, dhe epigrafike dëshmojnë se prindërit Kartagjenas i flijonin fëmijët e tyre për Zotat. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button