Personazhe

Fobitë më të çuditshme të yjeve të Hollivudit

Janë të adhuruar nga miliona persona, por thellë-thellë, edhe yjet e Hollivudit janë qënie njerëzore si ne, me difektet e tyre dhe, mbi të gjitha, frikërat e tyre. Nga se tremben Nikolë Kidman, Xhoni Dep, Orlando Blum, Skarlet Xhohanson, Xhenifer Aniston dhe shumë të tjerë?

Screen Shot 2015-09-01 at 1.41.50 PM

Nikolë Kidman

Nuk janë gjarpërinjtë ose akoma më keq, minjtë që futen në makthet e aktores australiane. E bukura Nikolë nuk mund të durojë dot pamjen e fluturave.

Screen Shot 2015-09-01 at 1.42.28 PM

Xhoni Dep

Jemi mësuar ta shohim duke bërë të fortin në ekranin e madh. Por mjafton një klloun – ndoshta edhe vetëm i pikturuar – për ta bërë t’i futen të dridhura Xhonit Depit.

Screen Shot 2015-09-01 at 1.42.54 PM

Orlando Blum

Ylli tek “Zoti i Unazave” dhe tek “Piratët e Karaibeve” qesh dhe bën shaka… derisa nuk i del përpara ndonjë derr. Atëherë e zënë telashet.

Screen Shot 2015-09-01 at 1.43.18 PM

Kristen Stjuart

Kuajt? Nuk janë gjë për Kirsten Stjuart. Aktorja amerikane ka zbuluar se kur ishte 9 vjeçe, i ishte dëmtuar njëra shpatull pasi e kishte rrëzuar një kalë, e qysh atëherë, për shumë vite, nuk ia ka dalë më të ngjitet në shalë kali. Stjuart është detyruar të përballet me këtë fobi në xhirimin e Borëbardhës dhe Gjuetarit.

Screen Shot 2015-09-01 at 1.43.46 PM

Metju MekKonëhej

Nuk ka frikë të humbasi dhjetëra kile nga një rol. Por mos i kërkoni MEtju Mekonëhejit të përdorë një portë rrotulluese.

Screen Shot 2015-09-01 at 1.44.08 PM

Skarlet Xhohanson

Kërkoni gjithçka, por mbajini larg buburrecat nga Skarlet Xhohanson. Diva amerikane nuk ka hezituar t’i përcaktojë këto insekte si “kriptonite”.

Screen Shot 2015-09-01 at 1.44.32 PM

Oprah Uinfrej

Drejtuesja amerikane e emisioneve nuk e duron dot përtypjen e çamçakëzit. Pikërisht, të njëjtët që përdoren në festa. Motivi? Zhurma që provokojnë kur shpërthejnë, i kujton atë të armëve të zjarrit. Nuk i ka të gjithë çamçakëzët tmerr.

Screen Shot 2015-09-01 at 1.44.54 PM

Kristina Riçi

Përveç frikës së justifikueshme nga peshkaqenët, aktorja amerikane nuk do të duronte pamjen e bimëve. Eshtë ajo që ekspertët do ta përcaktonin “botanofobe”.

Screen Shot 2015-09-01 at 1.45.16 PM

Tobi Meguajër

Me sa duket aktori që ka interpretuar “Spider Man”-in vuan nga marramendja. Po si kështu? Po gjithë ato skena të xhiruara mbi rrokaqiej? Ah, magjia e efekteve speciale.

Screen Shot 2015-09-01 at 1.45.39 PM

Xhenifer Hjuit

Është 36 vjeçe, por aktorja amerikane nuk ia ka dalë kurrë të kalojë frikën e monstrave që fshihen poshtë krevatit. Nuk dimë nëse duhet t’i këshillojmë të shikojë “Monsters&Co”.

Screen Shot 2015-09-01 at 1.46.03 PM

Xhenifer Eniston

Nuk duhet të jetë e thjeshtë të jesh një yll i Hollivudit dhe të kesh frikë nga fluturimi. Megjithatë është kështu për yllin e Friends, që preferon t’i ketë këmbët në tokë, pas një turbullire ajrore të frikshme, që ka përjetuar në lartësi të madhe.

Screen Shot 2015-09-01 at 1.46.24 PM

Alfred Hitçok

Duket absurde, por mjeshtri i drithërimave vuante nga vezofobia. Pikërisht kështu, regjisori anglez nuk duronte të shikonte vezët. “Më japin frikë – kishte shpjeguar në një intervistë – përkundrazi diçka më shumë se frikë, më vjen për të vjellë prej tyre. Ato që janë shumë të bardha, rrumbullake, pa pore. Keni parë ndonjëherë ndonjë gjë më të pakëndshme në botë, sesa e verdha e një veze të prishur, me lëngun e verdhë që del jashtë?”. A Jemi të sigurt që është i njëjti Hitçok prej “Psikopati”?

Screen Shot 2015-09-01 at 1.46.43 PM

Uollt Diznej

Ka magjepsur breza të tërë fëmijësh me Miushin Miki. Megjithatë Uollt Diznej kishte frikë nga minjtë. S’ka patur ndonjëherë fobi më fitimprurëse.

Screen Shot 2015-09-01 at 1.47.00 PM

Udi Alen

Për sa i përket fobive është e vështirë të mundësh regjisorin amerikan. Alen ka në fakt një listë të gjatë të gjërave që nuk mund t’i durojë dot, nga insektet tek qentë, kalimin nëpër dhomat e vogla dhe, kjo është e pashpjegueshme, drerët…

e.xh./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button