Nga George F.Will
Pesëdhjetëetetë vjet më parë, një metaforë u bë konkrete. Duke filluar nga 13 gushti 1961, përgjatë kufirit prej 27 miljesh në perëndim të Berlinit, Perdja e Hekurt, u bë e prekshme në një mur pllakash betoni. Ai u shemb 30 vjet më parë, por historia se si u ngrit, siç thuhet në librin e Frederik Kemp, “Berlin 1961”, imponon një vlerësim kritik ndaj ish-presidentit amerikan Xhon Kenedi.
Gabimet e tij seriale atë vit, e bënë atë vitin më katastrofik të çdo presidence në historinë e SHBA-së. Gjatë fjalimit të gjendjes së shtetit vetëm 10 ditë pas inaugurimit të tij në detyrë, Kenedi dukej i ngazëllyer. Ai tha se “në këtë periudhë të shkurtër 10-ditore” ai ishte “super i ngarkuar” si pasojë e çështjeve të mëdha që kishte përpara:
”Çdo ditë krizat shumëfishohen. Çdo ditë zgjidhja e tyre, bëhet më e vështirë. Çdo ditë i afrohemi më pranë orës së rrezikut maksimal, teksa. . . forcat armiqësore bëhen më të forta. . . . Analizat tona gjatë 10 ditëve të fundit e bëjnë të qartë këtë. . . batica e ngjarjeve ka mbaruar”. Duke folur për një krahasim me Linkolnin, Kenedi tha se gjatë mandatit të tij amerikanët do të mësonin nëse një komb si “i yni” mund të durojë presionin.
Në fakt, që nga Dita e Zgjedhjeve ai kishte mësuar se “hendeku i raketave”, për të cilin ai kishte akuzuar presidentin Ajzenhauer për lejimin e zhvillimit, ishte fiktiv. Dhe muajt e ardhshëm të rrezikut, do të fillonin me marrëzinë tronditëse të pushtimit të Gjirit të Derrave.
Ai e bindi 67-vjeçarin Nikita Hrushov, birin e një qymyrxhiu, që Kenedi, djali 43-vjeçar i rritur mes privilegjeve, ishte tepër naiv për të njohur rreziqet e pushtimit, dhe tepër i dobët për t’i parë ato. Hrushovi e dinte që rrjedha e vazhdueshme e refugjatëve gjermanë të lindjes – 2 milion në një dekadë, në mënyrë joproporcionale qytetarët më të arsimuar dhe më produktivë – drejt Berlinit Perëndimor e bënte atë komb që zbulonte falimentimin moral të socializmit.
Por kandidati Kenedi kishte thënë se “pozicioni ynë në Europë”, varet nga “mos-largimi nga Berlini” dhe se kjo “ia vlen një luftë bërthamore”. Më 25 maj, 6 javë pasi Juri Gagarin u bë njeriu i parë që u rrotullua përreth orbitës së Tokës, Kenedi tha se “kohët e jashtëzakonshme” kërkonin një fjalim të dytë të gjendjes së shtetit.
Në të ai shpalli se “gjithë gjysma jugore e globit” ishte një “fushëbeteje e madhe”, veçanërisht duke theksuar një vend në mendjet e disa amerikanëve:Vietnamin. Pastaj ai shkoi në Vienë për të takuar Hrushovin – “Djali i vogël i veshur në blu takon Al Kaponen”- tha një diplomat i SHBA-së.
Hrushovi e trajtoi Kenedin me një përbuzje brutale. Në mesin e dhimbjes së madhe të shpinës, dhe i mpirë ilaçet që kishte marrë nga mjekët, Kenedi tha se ishte “gjëja më e keqe që më ndodhi në jetën time, ai më poshtëroi”. Kryeministri britanik Harold Makmilan tha:”Për herë të parë në jetën e tij, Kenedi takoi një njeri që nuk u impresionua nga sharmi i tij”.
Kemp shkruan:”Nga kjo pikëpamje, Hrushovi do të vepronte më agresivisht, me bindjen se nuk do të kishte as koston të vogël për të paguar”. Kemp thotë se kur Robert Kenedi u takua me vëllain e tij në Uashington, “presidenti po i rridhnin lotët nëpër faqe”.
Ndërsa Hrushovi rriti tensionet në Berlin, Kenedi studioi modalitetet e zhvillimit të një lufte bërthamore. Më 25 korrik, ai mbajti një fjalim në televizion drejtuar kombit, duke iu referuar 17 herë përkushtimit të Uashingtonit ndaj Berlinit Perëndimor, megjithëse i gjithë qyteti ishte nën sundimin e 4 fuqive (SHBA, Bashkimit Sovjetik, Britanisë, Francës).
Më 30 korrikn 1961, në një intervistë televizive të së dielës në mëngjes, senatori Uilliam Fullbrajt tha:”Unë nuk e kuptoj se përse gjermano-lindorët nuk e mbyllin kufirin e tyre, pasi mendoj se ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë”. Ai tha më vonë se kishte gabuar, dhe 4 ditë më vonë kërkoi falje për dhënien e “një përshtypjeje të keqe”.
Por Kenedi, i cili nuk e kundërshtoi gabimin e Fullbrajt, padyshim që e mirëpriti atë. Pas 13 gushtit, një Kenedi i pa penduar, që nuk pohoi kurrë të drejtën e padiskutueshme ligjore për lëvizjen e lirë të njerëzve në të gjithë Berlinin, i tha gazetarit të “The New York Times”,
Xhejms Reston, se gjermano-lindorët kishin 15 vjet që arratiseshin për në Perëndim.
Reston shkroi se Kenedi “foli si Çërçilli, por veproi si Çambërleni”.
Është e qartë se ka pasur një lidhje shkakësore midis vitit të tmerrshëm 1961 të Kenedit, dhe momentit më të rrezikshëm të Luftës së Ftohtë – lojrave të Hrushovit në vitin 1962, me vendosjen e raketave në Kubë. Lufta e Ftohtë përfundoi 27 vjet më vonë, kur Perdja e Hekurt papritmas u bë poroze dhe muri u shkërmoq.
Dhjetëra miliona europiano-lindorë mund të kishin kursyer vitet e tiranisë që përjetuan, dhe Perëndimi mund të kishte kursyer rreziqet dhe shpenzimet e konsiderueshme, nëse Kenedi nuk do të kishte qenë bashkëpunëtor në parandalimin e shpërbërjes së Gjermanisë Lindore. / “The Washington Post” – Bota.al