Magazine

Forca e autosugjestionit. Zbulohet misteri, se si trupi arrin ta mashtrojë trupin tonë

Me fuqinë e efektit placebo që shtohet teksa produktet farmaceutike moderne përparojnë gjithnjë e më shumë, nevoja për të kuptuar më shumë nga ky fenomen natyror pranohet gjerësisht mes komunitetit shkencor. Ndonëse, me shumë gjasë është naiviteti ynë që e mban atë të fortë

Screen Shot 2016-04-11 at 16.09.08

Ekziston një trajtim që ka aftësinë të lehtësojë dhimbjen, të trajtojë depresionin e madje edhe sëmundjen e Parkinsonit, mes shumë efekteve të tjera të panumërta. Eshtë një trajtim që ka ekzistuar prej qindra vitesh, dhe ka rezultuar shumë efikas. Keni ndonjë ide?

Aspak.

“Placebo” është përdorur që nga shekulli 18 si një mënyrë për të matur sa i efektshëm është një trajtim i ri. Një aspekt kritik i testeve klinike, ai u mundëson studiuesve që të përjashtojnë efektin pozitiv që ka mbi mendjen tuaj marrja e një ilaçi, pavarësisht se sa i efektshëm kimikisht është ai ilaç. Eshtë pagëzuar me emrin “efekti placebo” dhe ka vazhduar të hutojë shkencëtarët që kur u zbulua për herë të parë.

Një studiues i famshëm i këtij efekti, profesor Fabricio Benedeti, ishte në gjendje të tregonte se sa i veçantë është vërtetë efekti Placebo. Pasi u shkaktoi dhimbje pjesëmarrësve për shtatë ditë ndërkohë që i trajtonte me morfinë, Benedeti në fshehtësi e ndërroi trajtimin dhe filloi t’u japë vetëm ujë të kripur. Për fatin e tij, raportimet e pacientëve për dhimbjen nuk ndryshuan. Më pas, gjërat u bënë më të çuditshme. Benedeti nuk donte të ndalej aty, kështu që u dha pjesëmarrësve një bllokues morfine dhe, çuditërisht ata kuptuan që dhimbja u rikthye, duke sugjeruar një formë reaksioni biokimik ndaj plasebos së ujit me kripë.

Kjo histori është thjeshtë një nga rastet e jashtëzakonshme ku fuqia e placebos është ekspozuar. Raste të tjerë përfshijnë gjoja trajtimet kirurgjike, ku pacientët trajtohen sikur do i nënshtrohen një operacioni. Eshtë treguar se shpesh herë kjo është po aq e efektshme sa edhe një procedurë e plotë kirurgjikale për problemet e gjurit, si dhe dhimbjet e shpinës dhe të zemrës.

Ndonëse tingëllon shumë premtues, me “efektin placebo” vjen edhe “efekti nocebo”, ku gjërat përkeqësohen vërtetë. Efekti nocebo është krejt e kundërta: shfaqen simptoma negative, vetëm e vetëm sepse truri i pret ato. Një prej rasteve më ekstreme ishte ai i një grupi burrash që vdisnin në gjumë për shkak të ëndrrave të këqia, gjë që mendohet se ka ndodhur për shkak të besimeve të tyre kulturore tek shpirtërat e natës. Efekti nocebo mund të shpjegojë edhe rritjen e numrit të njerëzve që u bie të fikët.

Atëherë, si arrin truri ta gënjejë trupin tonë? Deri tani, studiuesit kanë identifikuar një seri hapash që e kanë kulmin në efektin placebo. Fillon që përpara se të jepet placebo, pasi thjeshtë parashikimi që do të trajtosh sëmundjen redukton ankthin, gjë që ka një efekt shumë pozitiv në aftësinë tonë për të shëruar.

Së dyti, neurotransmetuesi dopamine – që lidhet me eksperiencat si të pirit dhe të ngrënit – clirohet kur ndodhemi në spital apo kur kemi besim tek doktori, duke sjellë kështu një sërë dobish për trupin.

Së treti, njerëzit janë kushtëzuar që të reagojnë pozitivisht ndaj trajtimeve mjekësore gjatë gjithë jetës. Efekti i kësaj është kaq i fortë, saqë edhe marrja e një ilaci apo vajtja tek doktori mund të ketë të njëjtin efekt si marrja e një mjekimi.

Me fuqinë e efektit placebo që shtohet teksa produktet farmaceutike moderne përparojnë gjithnjë e më shumë, nevoja për të kuptuar më shumë nga ky fenomen natyror pranohet gjerësisht mes komunitetit shkencor. Ndonëse, me shumë gjasë është naiviteti ynë që e mban atë të fortë./Science – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button