Analiza

Forum / Çfarë marrëdhëniesh duhet të mbajë Evropa me Kinën?

Kryeministri i Kinës, Li Keqiang, po viziton këtë javë Brukselin për Samitin BE-Kinë, teksa vendet evropiane po debatojnë se ku të tërheqin “vijën e kuqe” për investimet, sigurinë kombëtare dhe teknologjitë në zhvillim. Si duhet që Evropa dhe kombet e ndryshme evropiane, t’i trajtojnë marrëdhëniet e tyre me Kinën? Dhe a mos po futet ajo në dy sfera të ndikimit:në atë amerikan dhe atë kinez?

Thorsten Benner, drejtor i Institutit të Politikave Publike (GPPi) ​​në Berlin:

Sa ndryshime në një vit! Në samitin e BE-Kinë në vitin 2018, të dyja palët festuan përvjetorin e 15-të të “partneritetit gjithëpërfshirës strategjik” mes tyre, si dhe “rezultatet e frytshme të arritura në politikë, ekonomi, tregti, culture dhe shkëmbime njerëzore”.

Samiti i këtij viti, pason publikimin e një dokumenti nga Komisioni Evropian, që e etiketon Kinën një “rivale sistematike ekonomike dhe një konkurrente strategjike”, sjellja ushtarake te të cilës “paraqet rrezik, për çështjet e sigurisë për BE-në”.

Dokumenti shpjegon se si BE-ja, mund të konkurrojë me formën e kapitalizmit të teknologjisë

së lartë dhe autoritarizmit të Kinës, dhe se si mund të përballet me praktikat e dëmshme politike, ekonomike, teknologjike dhe politike të Pekinit.

Natyrisht, një qëndrim i tillë i fortë nuk do të merret seriozisht, nëse Bashkimi Evropian nuk është i bashkuar në synimet e tij. Në fakt, vendet më të fuqishme evropiane, e kanë kuptuar dalëngadalë se duhet t’u ofrojnë vendeve më të dobëta, shanse për t’u takuar me qeverinë kineze, jashtë formatit 16+1.

Vaclav Kopecky, studiues në Qendrën për Çështje Ndërkombëtare, me qendër në Pragë:

Shumë vende në Evropën Qendrore dhe Lindore, e kuptojnë se edhe një marrëdhënie e ngushtë me Kinën do t’u sjellë atyre pak përfitime. Në fakt, ndonëse shumë vende të këtij rajoni kanë marrëdhënie të përzemërta me Kinën, dhe kanë nënshkruar marrëveshje me miliarda dollarë, ndikimi ekonomik është minimal, kur krahasohet me Evropën Perëndimore, dhe disa shtete po fillojnë ta kuptojnë këtë.

Gjatë dy viteve të fundit, Polonia i ka dhënë përparësi Kinës. Dhe Republika Çeke, dikur një mbështetëse e fortë e Kinës, kundërshtoi kohët e fundit bashkëpunimin me kompaninë kineze Huauei për ndërtimin e rrjeteve 5G.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina, nuk ia kanë dalë ta ndajnë Evropën në dy kampe. Megjithatë, bashkimi i Italisë me Nismën e Rrugës dhe Brezit, tregon se shqetësimet kryesore të vendeve të Evropës Qendore dhe Lindore si dhe të Evropës Jugore, janë kryesisht të natyrës ekonomike.

Nëse udhëheqësit evropianë, i vendosin marrëdhëniet e tyre me Kinën në perspektivë, dhe adresojnë disa nga shqetësimet e ngritura nga vendet evropiane, politika e tyre e jashtme mund të bëhet më e koordinuar. Nëse jo, Evropa do të bëhet edhe më e përçarë se më parë.

Lucrezia Poggetti, studiuese e marrëdhënieve BE-Kinë:

Bashkimi Evropian, ishte i papërgatitur në vitin 2016, kur Kina shfrytëzoi dobësitë ekonomike dhe përçarjet në Evropë. Duke lobuar tek elitat politike të ekonomive më të dobëta të Evropës dhe qeverive euroskeptike, Pekini e bindi Hungarinë dhe Greqinë, të hidhte poshtë

një deklaratë të BE-së që dënonte refuzimin e Kinës, për të respektuar ligjin ndërkombëtar në Detin e Kinës Jugore.

Që atëherë, BE-ja është përpjekur t’i kundërvihet konkurrencës së Kinës. Për shembull, ajo

ka miratuar një mekanizëm për shqyrtimin e investimeve në mbarë BE-në, për mbrojtjen e sektorëve strategjikë të Evropës. Disa analistë, besojnë se qasja e ashpër e presidentit Donald Trump ndaj Kinës, e ka ndihmuar Evropën të rigjejë zërin e saj.

Por, në vend se t’i bëjë jehonë shqetësimeve amerikane mbi Kinën, Brukseli po zhvillon qëndrimin e vet. Për BE-në, Kina nuk është vetëm një konkurrente ekonomik dhe një rivale sistematike, por gjithashtu edhe një partnere në çështjet globale, duke filluar nga ndryshimet klimatike, tek mbrojtja e marrëveshjes bërthamore të Iranit.

Për të mbrojtur interesat evropiane kur negocion me Kinën, vendet e BE-së duhet të jenë të bashkuara dhe të vendosura. Politika pro-kineze e Romës, tregon se perceptimet dhe njohuritë mbi Kinën ndryshojnë shumë në Evropë, duke dëmtuar përpjekjet e Brukselit, Parisit dhe Berlinit, për të koordinuar politikat evropiane përkundrejt Pekinit.

Po ashtu, nevojitet edhe trajtimi i problemit të mungesës së mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, për projektet e infrastrukturës dhe i rritjes ekonomike, reale apo e perceptuar, në ekonomitë më të dobëta të Evropës.

Marrë me shkurtime nga “ChinaFile” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button