Analiza

Foto dhe përgjime. Ja pikat e sigurta të hetimit

Në një distancë mes 3 dhe 5 kilometra fluturonte një Sukhoi 25 ukrainas. Mohohet furnizimi me raketa dhe hidhet hipoteza që mund të ketë qenë pikërisht avioni ushtarak …. Në blogun “The Avionist” të David Cenciottit, një ekspert iranian ka ofruar një tjetër version:

Pro-Russian separatist shows MH17 black boxKa lëvizje dhe kundër-lëvizje për rastin e fluturimit MH 17. Secili përdor kartat e veta, përpiqet të mbrojë burimet dhe të ngatërrojë idetë e kundërshtarit. Të dhënat përzihen me teza, duke krijuar pasiguri. Në çdo aspekt lind një duel. Një përpjekje për të përmbledhur ato që dihen deri sot, ndonëse kuadri mbetet përherë fluid.

Lëshuesi

SHBA, bashkë me Kievin, këmbëngulin se raketa është lëshuar nga një sistem Buk i vendosur në një zonë mes Snizhnes dhe Torezit. Lëshimi është kryer në orën 16.20. Fajtorët: separatistët e Igor Beslerit, i quajtur edhe “Demoni”. Por ndoshta nuk kanë qenë të vetëm. Dhe po hetohet për praninë e tre “këshilltarëve” rusë që kanë ndihmuar militarët. Në dispozicion të rebelëve – thotë akuza – të paktën tre aparate raketash që kanë ardhur nga Rusia në Ukrainën Lindore, mes qershorit dhe mesit të korrikut. Në këtë drejtim, funksionarët amerikanë kanë nënvizuar një aspekt: nëse Kievi kishte dijeni për praninë e Buk, duhej të kishte paralajmëruar kompanitë ajrore.

Përgjimet

Gjatë të gjithë krizës ukrainase, përgjimet kanë qenë pjesë e betejës. I ka përdorur Moska kundër Kievit dhe SHBA. Tani ndodh e kundërta. Autoritetet vendase thonë se kanë kapur dialogë mes krerëve separatistë dhe elementëve të shërbimit ushtarak rus, GRU. Cfarë mund të provojnë? Praninë e BUK-ëve. Lëshimin e një rakete kundër një avioni. Përfshirjen e një njësie kozake pas fatkeqësisë, për të zhdukur provat: një akuzë që është bërë sërish dje. Manovra për të fshehur kutitë e zeza, edhe pse tani rebelët kanë rënë dakord që t’ia dorëzojnë hetuesve malajzianë.

Satelitët

Seria e dytë e provave vjen prej satelitëve amerikanë. Tre, të specializuar në gjurmimin e raketave, kanë “parë” lëshimin dhe momentin e goditjes. Ndërkohë ka debat për lokalizimin e pikës së lëshimit. Për disa ekspertë,”sytë” elektronikë kanë qenë në gjendje të tregojnë vendndodhjen e sistemit Buk, të tjerët tregohen më të matur. CIA dhe agjencia për satelitët, NGO, kanë në duar këtë as? Do ta përdorin në momentin e duhur? Apo duan thjeshtë ta bëjnë Moskën të besojë që e kanë? Tre satelitët e përmendur ishin në “shoqëri’ të mirë. Duket se ka patur edhe të tjerë, që janë shfrytëzuar gjatë gjithë kësaj kohe për të parë evoluimin e përplasjeve në Ukrainë. A kanë rregjistruar ndonjë gjë? Në media thonë që po, por tani për tani nuk ka asgjë zyrtare. Ndërkohë, Kremlini është përpjekur menjëherë të shikojë nëse amerikanët po luajnë me bllofin: “Na tregoni fotografitë satelitore”. Në këtë lloj ndeshjeje janë ndërfutur edhe studiues dhe kërkues perëndimorë që, duke përdorur burime të hapur, kanë investiguar për të zbuluar gjurmë të mjeteve të rebelëve.

Lëvizjet

Pas rrëzimit të avionit të pasagjerëve ka nisur menjëherë gjurmimi i lëshuesit. Janë shfaqur fotografi që tregojnë një të tillë në lëvizje dhe pa raketë, i shoqëruar nga militarët e Batalionit Vostok. Kievi ka deklaruar se është zhdukur menjëherë pasi është futur në një karvan të gjatë makinash ushtarake. Eshtë e qartë që gjetja e sistemit të lëshimit BUK do të ishte kryesorja për qëllimet e hetimit, edhe pse rusët, fillimisht kanë thënë se aparati “përgjegjës” nuk është ai i rebelëve, por një i qeverisë.

Avionët e tjerë

Jo shumë larg – në terma aeronautikë – nga Boeingu i Malaysia Airlines ka patur avionë ushtarakë? Kremlini ka pohuar se në një distancë mes 3 dhe 5 kilometra fluturonte një Sukhoi 25 ukrainas, dhe ka paraqitur fotografi satelitore për ta demonstruar. Në rindërtimin e rusëve mohohet furnizimi me raketa dhe hidhet hipoteza që mund të ketë qenë pikërisht avioni ushtarak që ka hapur zjarr. Në blogun “The Avionist” të David Cenciottit, një ekspert iranian ka ofruar një tjetër version: avioni malajzian ishte “i shoqëruar” nga një çift avionësh Sukhoi 27, gjithmonë të qeverisë. Prani që duhen verifikuar, dhe që sjellin skenarë të tjerë: 1) Avionët ushtarakë kanë shërbyer si karrem dhe kush ka qëlluar ka menduar se ka patur një kundërshtar legjitim: domethënë, një kurth. 2) Nuk ka qenë një veprim i qëllimshëm, por gjuajtësit ukrainas, duke qenë kaq pranë avionit civil, kanë shtyrë në gabim njerëzit poshtë që kanë lëshuar raketën. Nga Kievi kanë përgënjeshtruar me forcë. Sa për hipotezën e “eskortës”, duket e çuditshme që një kompani ajrore civile i pranon, pasi do të ekspozonte avionin e vet ndaj risqeve të mëdhenj. /Guido Olimpio- Corriere della Sera/

Përshtatur në shqip nga bota.al

 

 

Leave a Reply

Back to top button