Ekzekutimi i dy zyrtarëve të lartë të Koresë së Veriut është bërë me raketa anti-ajrore, i urdhëruar nga Kim Jong-un, këtë fillim gushti. Kjo e dhënë është bërë e ditur nga gazeta “Joong Ang Ilbo” e Koresë së Jugut, e cila ka citur dy zyrtarë të lartë që nuk i ka identifikuar. Viktimat janë Ri Yong Jin dhe Hwang Min, raporton “The Independent”. Ri Yong Jin, një zyrtar i lartë në ministrinë e arsimit, u arrestua gjatë një takimi me Kim dhe u akuzua për korrupsion para se të ekzekutohej. Ndërsa ish-Ministri i Bujqësisë, Hwang Min, u spastrua për shkak të një projekti që propozoi, i cili u konsideruar si një fyerje e drejtpërdrejtë ndaj Kimit Jong-ut.
Less than a minute