Horizonti.al

Foto misterioze “pa shpjegim”: Zonja Babushka dhe vrasja e John F. Kennedy

Screen Shot 2016-04-04 at 11.16.36Vrasja e presidentit të SHBA, John F. Kennedy në vitin 1963 mbetet ende një prej mistereve më të mëdha të historisë. Një pjesë e misterit është “zonja Babushka”, si dhe kontributi i saj i mundshëm për zbulimin e identitetit të vrasësit. Zonja Babushka u pa të rregjistronte me kamerën e saj në skenën ku u qëllua Kennedy. Cdo dëshmitar në fotografinë e mësipërme u intervistua nga autoritetet pak pas vrasjes, megjithatë, zonja Babushka nuk u gjet kurrë.

Policia u përpoq ta gjente gruan misterioze, me shpresën e sigurimit të filmimit që mund të ndihmonte shumë hetimin. Fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite, identiteti i Zonjës Babushka nuk është zbuluar.

Në vitin 1970, shtatë vjet pas vrasjes së Kennedyt, një grua me emrin Beverly oliver u vetëidentifikua si Zonja Babushka. Ajo pretendoi se, ose Forcat Speciale, ose FBI e kishin kontaktuar shumë vite më herët dhe i kishin kërkuar të jepte filmimin, gjë që e kish bërë menjëherë. Pastaj, “agjentët” u zhdukën dhe nuk dëgjoi më kurrë prej tyre. Pretendimet e saj janë konsideruar të rreme sepse kishte mospërputhshmëri të ndryshme në rrëfimin e Beverlyt. Ajo pretendonte se kish qenë 17 vjec, ndërkohë që Zonja Babushka duket qartë që është e moshuar. Po kështu kishte pasaktësi në emrin e kamerës, që ajo thoshte se e kishte përdorur në vendin e krimit. Identiteti i ZOnjës Babushka është ende i panjohur edhe sot./bota.al

Leave a Reply

Back to top button