Analiza

FOTOGRAFIA / Pushteti i imazhit

 

Screen Shot 2015-08-13 at 11.52.34

Sot nuk vlen fuqia e kështjellave, por fuqia e imazheve. Një fotografi e famshme e presidentit amerikan, Barack Obama e tregon atë në mesin e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Fotografia është bërë në vitin 2011 në “situation room” të Shtëpisë së Bardhë. Janë duke ndjekur drejtpërdrejtë operacionin “Geronimo”, në Pakistan dhe shikojnë, se si një komando speciale e Navy Seals ndjek udhëheqësin e terroristëve Bin Laden. Më pas, fotografia shfaqet në faqet kryesore të gazetave në mbarë botën. Mesazhi është i qartë: “Njerëzit e mi më të zotë më kanë këshilluar, unë bëj më të mirën për popullin tim”

Kancelari në mesin e një turme, duke qeshur, në qendër të fotografisë, i rrethuar nga qytetarë të panjohur. Asnjë bodigard nuk të zë syri, asnjë shenjë në lidhje me partinë, së cilës i përket, asnjë slogan. Në fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 1994, CDU u mbështet tërësisht në shkallën e njohjes dhe reputacionin e Helmut Kohlit. “Një poster zgjedhor i pazakontë”, thotë Elisabeth von Hagenow. Historiania e artit punon në qendrën kërkimore të Hamburgut, Ikonografia Politike. Ajo është specialiste, për të studiuar inskenimet e ngjarjeve politike dhe protagonistët e saj. “Kohl shfaqet si sundimtar i zhveshur, që nuk e ka më të nevojshme të mbrohet….

[real3dflipbook id=”382″]


 

Leave a Reply

Back to top button