Më 18 prill 1955, Albert Einstein vdiq në Spitalin Princeton. Ralph Morse rendi atje, për të bërë një reportazh fotografik për revistën Life. Nga këto foto, vetëm njëra u botua të nesërmen. Të tjerat mbetën në arkivat e Life për gati gjashtëdhjetë vjet. Kjo është historia e tyre. Dhe historia e largimit të gjeniut më të madh të shekullit të njëzetë.
Nëse kjo foto do të mund të fliste, do të tregonte historinë e një dite pranvere. Ishte 18 Prill 1955, Ralph Morse punoi për Life dhe sapo u informua për vdekjen e Albert Einsteinit, u nis për në Princeton. Fotograf mbërriti në morg, por, si gjithmonë kur ndodh diçka e madhe, gjeti një grup gazetarësh dhe aventuriesh kuriozë.
Një shishe Skoç
Duke mos qenë në gjendje të depërtonte mespërmes turmës, ai u nis drejt Institutit të Studimeve të Avancuara, ku shkencëtari kishte zyrën e tij. Sipas Morse, nuk ishte e vështirë për të hyrë. Mjaftonte t’i ofroje një shishe uiski rojes së institutit, i cili mbylli njërin sy.
Me t’u futur në zyrë, Morse shkrepi disa foto. Një nga këto ishte e vetmja që u botua të nesërmen në revistë. Dokumentet e Ajnshtajnit dhe sendet personale ishin atje, ashtu siç i kish lënë shkencëtari.
Pas zyrës, Morse u zhvendos në varreza, ku, megjithatë, “po gërmoheshin të paktën njëzet varre,” i rrëfeu ai Ben Cosgrove, “atëherë shkova te një grup djemsh që gërmonin, u dhashë një shishe dhe i pyeta nëse dinin gjë. Njëri prej tyre më tha se Einsteini do të digjej pas njëzet minutash në Trenton! U lashë shishet e tjera të uiskit që kisha, u futa në makinë dhe mbërrita në Trenton pak para familjes”.
Fotografi ishte në gjendje të parashikonte lëvizjet e arkivolit dhe të bënte disa foto në mes të spitalit, në krematorium dhe shtëpinë e Einsteinit, ku familja dhe miqtë u mblodhën pas funeralit.
FALEMINDERIT SHUME, POR…
Ai u kthye në Nju Jork me një ekskluzive të pabesueshme që kurrë nuk u botua. Hans Albert, djali i shkencëtarit, në të vërtetë kishte bërë kërkesë me shkrim duke kërkuar që fotografitë e Morse të mos botoheshin, për arsye privatësie. Dhe kështu ndodhi.
Ralph Morse arriti të shohë fotot e tij të publikuara 59 vjet më vonë, pak para se të vdiste. Vetëm në Mars 2014 Life ka publikuar një përzgjedhje të atyre fotove (të cilat mund t’i shihni më poshtë). / Bota.al