Horizonti.al

Fotot e anijes më të madhe në botë. Ja si është “Sinfonia e detit”

Sipërmarrja “Royal Caribbean” prezantoi këtë të martë në Malaga një anije të madhe me kapacitet 6360 pasagjerë dhe me një ekuipazh 2200. Ja disa nga fotot e katamaranit më spektakolar “Symphony of the Seas”. E kalon me një metër “Harmony of the Seas”, i cili tani është katamarani i dytë më i madh në botë. Është i gjatë 362 metra dhe 72.5 metra i lartë. Pasagjerët strehohen në 2759 dhoma. Ka 24 ashensorë, një teatër me 1380 spektatorë ku realizohen disa shfaqje. Ka një dhomë daljeje, një tjetër stërvitjeje me pistoleta lazer. Në kuvertë ka një fushë  basketbolli. U ndërtua në kantierin naval të Saint Nazaire, në Francë. Procesi zgjati 36 muaj. Mijëra karrige përreth 19 pishinave, ka një simulator serfi, një vend lojërash për fëmijë, një minigolf. U inagurua në Malaga do të realizojë udhëtime me 7 netë në Mesdhe. Ka një bar të automatizuar ku pijet serviren nga krahë mekanikë. Do të ndalojë në Palma de Mallorca, Provansë, Firence, Pizë, Romë dhe Napoli. Suita kryesore e këtij katamarani është 400 metra katrorë dhe ka xhakuzi me pamje nga deti. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button