Magazine

Fotot në profilet e mediave sociale zbulojnë personalitetin tuaj

Screen Shot 2016-07-01 at 11.00.03

Çfarë fshihet pas asaj buzëqeshje? Analizimi i mesazheve të mbi 66.000 përdoruesve të Tuiterit, ka ndihmuar në krahasimin e fotografive të profilit me tiparet e personalitetit. Daniel Pretiuk-Pietro nga Universiteti i Pensilvanisë në Filadelfia dhe kolegët e tij, shqyrtuan 3200 postimet më të fundit të çdo përdoruesi për të kategorizuar personalitetet e tyre. Ndërkohë, 434 anëtarët e grupit përfunduan një studim tradicional psikologjik.

Në të dyja rastet, përdoruesit u vlerësuan në”Pesëshën e Madhe” të tipareve të personalitetit: të qënit i hapur, konformist, i çiltër, i ndërgjegjshëm dhe neurotik. Kur ekipi kërkoi lidhje midis rezultateve të testit dhe tipareve të fotografive të profilit, u shfaqën disa marrëdhënie kyçe. Për shembull, njerëzit me rezultatet të larta të ndërgjegjshmërisë, qenë më të prirur për të treguar veten e tyre siç janë dhe të shprehnin emocione pozitive në fotografinë e tyre.

Ndërkaq, ata që u shfaqën si shumë të hapur, duket se preferonin fotografitë artistike. Njerëzit neurotikë prireshin me forcë që të mos shfaqnin aq shumë fytyrën e tyre. “Këto janë imazhe që njerëzit i konsiderojnë si përfaqësuese të personalitetit të tyre në internet”- thotë Pretiuk-Pietro. Ekipi paraqiti studimin kohët e fundit në Konferencën Ndërkombëtare mbi Internetin dhe mediat Sociale në Këln të Gjermani. Ata shpresojnë të krijojnë një softuer demo, që do të mund të lejojë cilindo të analizojë në këtë mënyrë fotografinë e profilit të tyre. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button