Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora nuk ka mbetur pa lënë shenjë paraqitja e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në ndeshjen kundër Serbisë. Ajo fillimisht ka filluar që ti përcjell të dy lojtarët në rrjetin social Instagram dhe mandej ka postuar fotot e tyre në InstaStory. Rita ka shkruar se ndihet krenare për dy futbollistët kosovarë dhe fitoren e tyre kundër Serbisë në Kaliningrad.
“Proud”, ka shkruar Rita.
Kujtojmë që edhe Rita gjatë koncertit të pavarësisë në Prishtinë kishte bërë disa herë shqiponjën para mediave shqiptare dhe atyre botërore. /ma.me