Lajme nga Bashkimi Evropian

Franca hap të hënën kufinjtë me vendet evropiane  

Qeveria Franceze do të heqë më 15 qershor kufizimet e udhëtimit me vendet evropian të vendosura për të parandaluar përhapjen koronavirusit, tha Ministri i Brendshëm Christophe Castaner dhe Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian në një deklaratë të përbashkët të premten.

Nga e hëna, njerëzit që vijnë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian – si dhe nga Andorra, Islanda, Lihtenshtajni, Monako, Norvegjia, San Marino, Zvicra dhe Vatikani – do të mund të hyjnë në territorin francez pa kufizime. “Njerëzit nga vendet e zonës evropiane nuk do të qëndrojnë në karantinë pas mbërritjes së tyre në Francë,” thuhet në deklaratë. “Sidoqoftë, masat e kufizimit reciprok do të vazhdojnë të zbatohen në kufijtë me Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar.” Franca do të ruajë kufizime reciproke me Spanjën deri më 21 qershor, duke përfshirë një karantinë 14-ditore për të gjithë pasagjerët që vijnë nga ajëri. Udhëtarët që vijnë në Francë nga Mbretëria e Bashkuar nuk do t’u nënshtrohen më kufizimeve të hyrjes nga 15 qershori.

Franca nga 1 korriku gjithashtu do të lëvizë drejt rihapjes graduale të kufijve të jashtëm me zonën Shengen. “Kjo hapje do të kryhet në mënyrë progresive dhe të diferencuar në varësi të situatës shëndetësore të vendeve të ndryshme, dhe në përputhje me procedurat që do të miratohen në nivelin Evropian deri atëherë”, thuhet në deklaratë. CNN / bota.al

Leave a Reply

Back to top button