Histori

Francisco Franco dhe guri filozofik

Leshko dhe supersticioz, gjatë luftës civile dhe pas fitimit të pushtetit diktatori spanjoll u rrethua me alkimistë, pseudoshkencëtarë, sharlatanë të ndryshëm…

… Shpresonte që të arrinte ta shtypte republikën dhe t’i jepte frymë ekonomisë së vendit falë formulave sekrete për të prodhuar flori dhe naftë. Por këto qenë vetëm disa prej çudive të shumta pas të cilave Caudillo u kap me naivitet të habitshëm…

franco

Lufta civile spanjolle kishte shpërthyer prej pak muajsh kur në vjeshtën e vitit 1936 bëri shfaqjen e tij në Salamanca një personazh misterioz me origjinë hindù. Me lëkurë ngjyrë ulliri, fizik i thatë, me profesion alkimist, u deklarua simpatizant i revolucionit frankist i ardhur deri atje për t’i vënë virtytet e tij magjike në shërbim të kauzës. Sëbashku me Burgos, Zamora, Segovia dhe Avila, Salamanca kish qenë një prej lokaliteteve të para që kish rënë në duart e rebelëve. Nga ana tjetër, bëhej fjalë për një qytet me një prani të fortë konservatore dhe të dominuar nga kisha. Pak kohë pas kryengritjes ushtarake, Peshkopi Enrique Plá y Deniel e kish quajtur luftën civile një “kryqëzatë” midis qytetit qiellor, Spanjës së dominuar nga nacionalistët, Mbretëri e Zotit dhe e dashurisë, dhe qytetit tokësor, Spanjës republikane, Mbretëri e Urrejtjes dhe e komunizmit. Kalorësi i parë i kësaj reconquista kristiane të re ishte natyrisht Gjeneralisimi, i cili e dinte sesa ishte e rëndësishme në nivel imazhi prezantimi në sytë e Europës më shumë se një oficer puçist me simpati fashiste të spikatura si një luftëtar për kristianizmin…

[real3dflipbook id=”716″]


 

Leave a Reply

Back to top button