Horizonti.al

Frika e madhe e milanezëve nga helmimi

Screen Shot 2016-08-24 at 14.49.21Raste të tmerrshme të iluzioneve masive

Në vitin 1630, Mbreti i Spanjës Filipi IV dërgoi një shkresë zyrtare në Milano, duke paralajmëruar qytetin se 4 të burgosur të arratisur nga burgu, mund të shkonin atje me qëllim përhapjen e murtajës nëpërmjet pomadrave të kontaminuara. Në atë që mund ose s’mund të ketë qenë një rastësi, epidemia e murtajës shpërtheu në fakt në qytet, dhe njerëzit u bindën se dikush i kishte helmuar ata.

Banorët u betuan se kishin parë njerëz të dyshimtë, që spërkasnin me helm katedralen e Milanos, dhe gjërat dolën shpejt jashtë kontrollit, për shkak të bindjes se çdo cep i kishës qe i mbuluar nga helme që përmbanin murtajën. Njerëzit filluan të vënë në dukje njolla dhe shenja të ndruyshme në të gjithë qytetin, dhe të gjithë u vunë në kërkim të helmuesve misteriozë. Njerëz të panumërt u sulmuan dhe madje u vranë për veprime në dukje të padëmshme, si fshirja e një stoli përpara se të gjunjëzoheshin për t’u lutur (një gabim që i kushtoi një 80-vjeçari një rrahje makabre). /bota.al

Leave a Reply

Back to top button