Analiza

Frika e një Tiananmeni të ri

Revo 6

Lëvizja e mosbindjes civile, e quajtur “revolucioni i çadrave”, që trondit rrugët e Hongkongut, ashpërsohet përballë këmbënguljes së autoriteve të qytetit dhe pushtetit të Pekinit. Përse një revoltë e tillë ka marrë sot kaq shtrirj? Çfarë shansesh kanë kryengritësit për të fituar më tepër demokraci?

Edmund ë. Cheng
Lektor në shkencat politike në Open University të Hongkongut

Kjo lëvizje, a ngjet me mobilizime të tjera që kanë ndodhur në të kaluarën ?
Ka ngjashmëri dhe ndryshime. Qysh prej dhjetëra vitesh, shoqëria hong-kongase po ndjek një proces radikalizimi, siç e ilustrojnë mobilizimet e ndryshme për të cilat ne kemi qenë dëshmitarë.
Kjo strategji e pushtimit të hapësirës publike është përdorur qysh prej vitit 2006, kur protestuesit pushtuan sheshin e qendrës së qytetit për të kundërshtuar  shkatërrimin e tij . Në këtë kuadër ka një formë vazhdimësie, e cila nuk i huazon asgjë lëvizjes antikapitaliste financiare Occupy ëall Street në Nju Jork, në vjeshtën e vitit 2011.
E veçanta e kësaj lëvizje është madhësia e saj. Askush nuk e priste një mobilizim  aq të shpejtë dhe me kaq rëndësi. Por është dhe koha e zgjatjes së saj. Më parë, pushtimet nuk zgjasnin më tepër se një apo dy ditë, ndërkohë që kampimi i studentëve Occupy Central ka mbi një javë.
Përveç kësaj, ne bëjmë ballë në një lëvizje spontane. Në vitin 1997, manifestimet e mbrojtjes së lirive që kanë shoqëruar kthimin e Honkongut Kinës u orkestruan  nga OJQ-të. Partitë politike luajtën një rol domethënës në përcaktimin e parrullave. “Revolucioni i çadrave” është i ndryshëm, për suksesin e tij pothuaj i detyrohet policisë.
A e ka shpejtuar mobilizimin veprimi i policisë?
Më datë 29 shtator, policia përdori gazin lotësjellës, gjë që ngriti një valë  simpatie kundrejt protestuesve. Njerëzit u bashkuan me ta, duke i ndihmuar për  disa probleme logjistike që nevojiteshim në kampingun e tyre në shesh. Kjo të habit kur shihet nga Evropa, ku përdorimi i gazit lotësjellës është i shpeshtë, por në kontekstin e Hong Kongut, është diçka relativisht e re. Herën e fundit kur kishin përdorur këtë gaz kundra qytetarëve, ishte afro njëzet vjet më parë. Njerëzit nuk janë pra të përgatitur për këtë mënyrë veprimi të policisë, deri sa lëvizja është paqësore. Manifestimet e sheshit Tiananmen kanë ndodhur saktësisht njëzet e pesë vjet më parë. Kjo lëvizje e studentëve për demokracinë është e pranishme në mendjet e tyre. Në mjediset më të politizuara, është rritur frika që ky skenar të  bëhet më aktiv.
Çfarë forme radikalizimi merr shoqëria hongkongeze?
Pas tridhjetë vjet luftë për demokracinë duke u mbështetur në partitë politike, ka një farë lodhje në drejtim të tyre. Protestuesit duan të prekin madje të margjinalizojnë përgjegjësit politikë. Pikërisht këtu ka një afërsi me lëvizjen  Occupy ëall Street. A Neë York dhe në Hongkong, ndajnë të njëjtën preferencë  për demokracinë e drejtpërdrejtë. Studentët që marrin pjesë në kampim vendosin në të ardhmen e mobilizimit.
Cilët janë manifestuesit?
Shumica e protestuesve janë studentë, ose nxënës të shkollave të mesme, të cilët vijnë në përgjithësi nga klasa e mesme. Kjo është përshtypja që më lanë tre ditët që unë kam kaluar në Occupy Central. Manifestuesit nuk thonë se ata janë në shesh, sepse ata janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre ekonomike, por  sepse ata dëshirojnë një qeveri që t’i përfaqësojë me të vërtetë. Ata nuk janë aty as edhe për për të kundërshtuar kapitalizimin, apo neoliberalizmin, siç ishte në rastin asokohe të Occupy ëall Street.
A po rritet një ndjenjë kundra-Kinës?
Në një farë mënyre po. Pas kthimit të Hon Kongut Kinës, manifestimet kanë vazhduar të kenë në shënjestër autoritetet vendore. Revolta e çadrave shpreh një ndërgjegjësim përsa i përket pushtetit të ushtruar nga Pekini. Hong Kongu është i lidhur me lirinë e tij dhe një identitet është krijuar tani rreth kësaj vlere, e cila ne na dallon nga Kina.
Sipas jush, si do të të evoluojë lëvizja?
Përhapja e fotografive me plumba plastike (që u përdorën nga forcat e rendit) ngjalli shqetësim. Përse pranoi policia që këto foto të qarkullonin? A kërkohet të frikësohen manifestuesit, që të kuptojnë se një përgjigje më e fortë po përgatitet? Çfarëdoqoftë, unë besoj se këto foto janë një përgjigje ndaj ultimatumit të adresuar nga studentët për autoritetet, duke kërkuar dorëheqjen e shefit të ekzekutivit. Deri tani, autoritetet prisnin thjeshtë që lëvizja të shuhej, por ata duket se tani e kanë humbur durimin. Lëvizja përfitoi nga dobësimi i aktivitetit, i cili  shoqëroi Festën kombëtare kineze më 1 tetor. Por me përfundimin e javës, kur pushimet do të kenë mbaruar, gjithashtu është  e mundur që opinioni publik të lëkundet dhe që kthimi në punë të favorizojë një hedhje poshtë të lëvizjes. Tensioni ngjitet pra në të dy kampet./Le Monde/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button