Analiza

Frika e të mbeturit jashtë loje

Jean-Jacques Kourliandksy

Studiues në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë

Votimi i parlamenteve angleze dhe franceze reflekton pa dyshim një ndërgjegjësim që ka të bëjë me etikën politike. Por ai gjithashtu zbulon edhe një pjesë të dy vendeve që kanë një traditë të gjatë arabe, dhe frikën shumë realiste për të mos mbetur jashtë loje. Palestina, në mungesë të fitimit të sovranitetit të saj, në mënyrë të papritur i ka dhënë për lexim komunitetit ndërkombëtar lindjen e një bote të re

pale flag

Kancelaria izraelite më 24 korrik 2014 do të ironizonte për simpatinë e shprehur nga Brazili për Palestinën. Brazili nuk është një shtet serioz, ai reagon si “një xhuxh diplomatik”, do të shprehej në Jeruzalem zëdhënësi i ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme. Disa javë më vonë, ministria izraelite e punëve të jashtme i serviri suedezëve të njëjtën gjellë, me të njëjtat lëndë përbërëse. Lindja e Mesme është mjaft e komplikuar, shumë madje, për një vend të mësuar që të montojë mobilje “Ikea”, u shpreh ajo në një komunikatë më 30 tetor 2014.

Suedia nuk është megjithatë i vetmi vend, i cili ka njohur shtetin e Palestinës. Vendimet evropiane për njohjen e saj në fakt kanë ardhur njëri pas tjetrit gjatë muajit nëntor 2014. Parlamenti britanik, Dhoma e deputetëve irlandezë, qeveria suedeze, Kongresi i deputetëve spanjollë, Asamblea kombëtare dhe Senati në fakt kanë njohur apo i kërkojnë qeverive të tyre respektive njohjen e Palestinës si shtet.

Statu quo-ja e autoriteteve izraelite tashmë është analizuar si një kërcënim global për stabilitetin në Mesdhe, në Lindjen e Mesme, madje dhe në vetë kontinentiin evropian. Krizat e përsëritura në Rripin e Gazës, kostoja e rindërtimeve të njëpasnjëshme në këtë zonë, të siguruar për një pjesë të mirë nga Evropa, cikli i kolonizimeve – gjeneratorë të antagonizmave të qëndrueshme – tashmë janë perceptuar si një rrezik global për paqen. Qysh prej disa javësh, një numër institucionesh evropiane kanë lëshuar alarmin.

Por përse sot? Nëntori i vitit 2014 nuk është një muaj shumë i ndryshëm me muajt paraardhës, qysh me vrasjen e Yitzhak Rabinit në vitin 2006. Shtypi dhe nganjëherë drejtuesit evropianë, sinjalizojnë megjithatë karakterin spektakolar të vendimeve të marra. A nuk janë Franca dhe Britania e Madhe anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së? A nuk është Spanja qendra e Organizatës Ibero-Amerikane? Izraeli i frikësohet një efekti valë që duhet (ose mund të) kenë tashmë njohjet e shtetit të Palestinës.

Po për çfarë efekti tërheqje bëhet fjalë? Efekti tërheqës në fakt është krejtësisht relativ. Ai është madje i kufizuar ngushtë me kufijtë e Evropës së vjetër, e atij që quhet Perëndim. 135 vende e njohin tashmë Palestinën si Shtet. Vala e fundit e njohjes në 2010-2011 nxorri pak në pah izolimin evropian. A kishte mundësi që Evropa të qëndronte e veçuar në një kohë të pacaktuar?

Tashmë në vitin 2011 dhe në vitin 2012, kur Palestina vendosi kandidaturën e saj si vend vëzhgues në UNESCO dhe në Kombet e Bashkuara, 27 vende të gjitha votuan pro, të tërhequr nga shumica e madhe e shteteve anëtare.

Vetëm Amerika Latine për një kohë të gjatë mbajti vrullin e saj ndaj imazhit të Perëndimit atlantik. Duke iu referuar një fjalimi bombastik – i fabrikuar në Jeruzalem dhe në Uashington – me kryeqytetet evropiane, koha e njohjes u gjykua e parakohshme dhe procesi i paqes, si ende në ngjizje. Vetëm sot në Amerikën Latine, Kolumbia, Meksika dhe Panamaja janë besnike ndaj kësaj linje blu, gjithësesi duke kritikuar veprimet izraelite, të gjykuara të njëanshme, kur bëhet fjalë për bombardimet në Rripin e Gazës, apo me krijimin e kolonive në territore palestinezë.

Ngjarjet në Gaza, në muajin korrik, detyruan miqtë e Izraelit të raportojnë publikisht shqetësimin e tyre. Brazili, Kili, Ekuadori, Peruja dhe Salvadori tërhoqën ambasadorët e tyre në Tel Aviv. Vështirësitë kundërshtojnë Ministrin e Jashtëm kolumbian. Vështirësitë kundërshtuese të ministres kolumbiane të Punëve të Jashtme, María Angela Holguin, e cila dëshironte të takonte më 13 nëntor 2014 homologun e saj palestinez, Riad Al Malki, në Ramallah theksuan marrjen e distancës. Distancë e cila u muar kolektivisht nga shumica e shteteve të tjera të anëtare të CELAC, Komuniteti i Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve, qysh prej tre dhe katër viteve.

Në vitin 2010 në fakt, Argjnetina, Bolivia, Ekuadori dhe në vitin 2011 Belize, Brazili, Kili , Republika Domenikane, Grenada, Guajana, Hondurasi, Paraguaji, Peruja, Salvadori, Surinami, Uruguaji, vendosën marrëdhënie diplomatike me Shtetin e Palestinës. Një numër i vogël i kishte paraprirë: Kuba dhe Nikaragua në vitin 1988, Kosta-Rika në vitin 2008, Republika Domenikane dhe Venezuela në vitin 2009. Vende të tjera si Guatemala dhe Haiti i vendosën në vitin 2013. Gjithsej nga viti 2008 deri në vitin 2013, 21 shtete të Amerikës e kanë njohur Palestinën si shtet.

Amerika latine dhe Karaibet mbyllën kështu një lak diplomatik rreth Izraelit, Kanadasë, Shteteve të Bashkuara dhe Shteteve të Evropës Perëndimore. Ato u bashkuan me vendet afrikane, aziatike dhe të Evropës qendrore dhe të Lindjes. Kështu u vu në dukje një lloj pëlqimi universal dhe vetë-përjashtimi i një bërthame të vogël të mbetur. Suedia, vend jo anëtar i Aleancës së Atlantikut hapi ballon e njohjeve evropiane. Spanja, shumë e lidhur me solidaritetin ibero-amerikan, e ndoqi lëvizjen.

Votimi i parlamenteve angleze dhe franceze reflekton pa dyshim një ndërgjegjësim që ka të bëjë me etikën politike. Por ai gjithashtu zbulon edhe një pjesë të dy vendeve që kanë një traditë të gjatë arabe, dhe frikën shumë realiste për të mos mbetur jashtë loje. Palestina, në mungesë të fitimit të sovranitetit të saj, në mënyrë të papritur i ka dhënë për lexim komunitetit ndërkombëtar lindjen e një bote të re.

SHQIPERUAR NGA bota.al

Leave a Reply

Back to top button