Horizonti.al

Frika nga dhëmbët, fati i maceve, sëmundja më e vjetër në botë dhe fakte të tjera interesante

Screen Shot 2015-08-10 at 23.48.41

1. Përveç shumë frikërave, që trazojnë shpirtin e njeriut, ka njerëz që tmerrohen edhe nga dhëmbët. Kjo lloj frike quhet odontofobi.

2. Gjerësia e një tornadoje mund të shkojnë nga më pak se dhjetë oborre shtëpish deri në më shumë se një milje.

3. Në Johanesburg të Afrikës së Jugut, çdo makinë do të përfshihet në një aksident, mesatarisht një herë në katër vjet.

4. Sëmundja më e vjetër e njohur në botë është lebra.

5. Cdo mace mund t’i mbijetoje rënies nga një lartësi prej 10 metrash.

6. Unaza e parë e martesës prej diamanti, iu dhurua në vitin 1477 Marisë së Burgundit nga Arkiduka Maksimilian i Austrisë.

7. Njerëzit mbi moshën 50-vjeçare, do të fillojnë të humbasin mospëlqimin e tyre për ushqime që kanë shijen e hidhur.

8. Sipas studimeve, meshkujt preferojnë të kenë dhoma gjumi në ngjyrë të bardhë, ndërsa gratë pëlqejnë me tepër ngjyrën blu.

9. Kontraceptivi i parë i njohur në botë ishte plehu i krokodilit, i përdorur nga egjiptianët në vitin 2000 Para Erës Sonë.

10. Mesatarisht mbi 1.600 njerëz humbin cdo vit jetën në Amerikën e Veriut, për shkak se harrohen të mbyllur në makinë.

Leave a Reply

Back to top button