Enciklopedike

Frika nga numri 39

Screen Shot 2015-04-26 at 21.55.10

Për shkak të të supozuarit “mallkimi i 39-ës”, ky numër shmanget në Afganistan, kryesisht në kryeqytetin Kabul. Sipas kësaj bestytnie, një tutor ka patur dikur numrin 39 në targën e makinës dhe ka jetuar në një shtëpi që kishte numrin 39 në adresë. Ka gjithashtu spekulime se urrejtja ndaj numrit vjen për shkak të një formë të vjetër llogaritjeje të quajtur abjad. Askush nuk ka detaje të padiskutueshëm për origjinën, por kaq mjafton që numri të ketë marrë një reputacion të keq. Afganët e shmangin numrin në targën e makinës, numrin e telefonit dhe adresën e shtëpisë. Një makinë që normalisht do të shitej për 12 mijë dollarë, mund të shitet për vetëm 7 mijë vetëm sepse ka numrin 39 në targë. Njerëzit me targë me “39” arrijnë deri aty sa të paguajnë kaligrafues për të manipuluar numrin 9, që ky të duket si 8. Njerëzit me numër telefoni me 39 e fshehin kur bëjnë telefonata. Disa madje marrin telefonata ku njerëzit i pyesin nëse kanë prostituta. Njerëzit që janë 39 vjec nuk e thonë, por thonë se për një vit mbushin 40.

Leave a Reply

Back to top button