Diego Armando Maradona pati një problem shëndetësor gjatë ndeshjes Argjentinë-Nigeri 2-1.
Legjenda e futbollit Albiceleste u fotografua në një moment delikat, kur po i masnin pulsin dhe nuk i hapte dot sytë.
U tha se kishte përfunduar në spital e gjëra të tjera të këtij lloji, por vetë “Pibe D’Oro” ka sqaruar gjithçka përmes një statusi në Facebook, ku shkruan:
“Dua vetëm t’ju them se jam mirë, që nuk jam dhe nuk isha në spital. Gjatë kohës së lojës me Nigerinë kisha një dhimbje të rëndë në kokën time, isha i trullosur si me magji.
Një doktor më vizitoi dhe më këshilloi të shkoja në shtëpi para pjesës së dytë, por vendosa të qëndroj, sepse po luanim gjithçka e për çdo gjë.
Si mund të largohesha? Një puthje për të gjithë dhe faleminderit për mbështetjen. Diego do të jetë ende atje, për një kohë të gjatë!”