Analiza

“FT”: Londra, parajsa e parave të pista

londonPasuritë e paluajtshme në Londër munnd të jenë shndërruar në strehim për paratë e pista të të gjithë botës, shkruan e përditshmja ekonomike britanike, “Financial Times”, e cila ka identifikuar më shumë se 150 miliardë euro të investuara në këtë sektor në Britaninë e Madhe, që tranzitojnë nëpërmjet parajsave fiskale.
Ky zbulim është bërë nëpërmjet analizave të regjistrimeve të pasurive të paluajtshme, ku tregohet që më shumë se dy të tretat e 91.248 kompanive të huaja që kanë prona të patundshme në Britani dhe në Uells kanë pasuri në Londër. “I njëjti raport pasurie mbahet nga struktura të bazuara në parajsat fiskale jashtë vendit, kryesisht në ishujt Virxhine dhe në ishujt anglo-normandë (Xhersi, Guernesei)”, thekson “Financial Times”.
Rritja e ndjeshme e çmimit të pasurive të patundshme në Britaninë e Madhe, pjesërisht e ushqyer nga investimet e huaja që shohin në këtë treg britanik një vend të sigurt për ekonomitë e tyre, ka rritur frikën ndaj krijimit të një flluske në pasuri të patundshme. Çmimi i pasurive të paluajtshme në Londër është rritur me 26 për qind në një vit, ndërkohë që në të gjithë vendin është rritur me 11.5 për qind, deklaroi në korrik “Nationwide”, kompania më e madhe huadhënëse në Britani. “Në Londër, ku çmimi mesatar i një shtëpie është 480 mijë sterlina (590 mijë euro), 70 për qind e apartamenteve të ndërtuara në qendër të qytetit i janë shitur të huajve, sikurse edhe 50 për qind e apartamenteve që kapin vlerën e më shumë se një milionë sterlina”, sipas agjencisë të pasurive të patundshme “Savills”.
Për të ulur dyndjen e huaj që rrezikon transformimin e residencave në vende investimi të pabanuara, ministri britanik i Financave, George Osborne shpalli vendosjen e një takse mbi të ardhurat e jorezidentëve, e cila do të zbatohet duke filluar nga viti 2015. /Shekulli online/

Leave a Reply

Back to top button