Analiza

FUNDI I MAKTHIT! 3 terroristë dhe 4 pengje të vdekur

fundi 1Tre xhihadistë islamikë gjetën vdekjen sot pasi forcat speciale i dhanë fund më shumë se 2 ditëve vrasje, që kanë lënë të paktën 17 të vdekur dhe kanë përhapur terror në gjithë Francën. Sait dhe Cherif Kouachi, vëllezërit që kishin vrarë 12 vetë në revistën satirike Charlie Hebdo vdiqën pas një shkëmbimi intensiv zjarri në një shtypshkronjë pranë Parisit, ku ishin futur bashkë me një peng, që mbijetoi. Disa momente më vonë, dhjetëra komando hynë me forcë në një dyqan 25 milje në lindje të Parisit ku Amedey Coulibaly po kërcënonte të vriste një numër njerzish të tmerruar bashkë me gra dhe fëmijë. 32 vjecari, përgjegjës për vrasjen e një policeje të enjten u neutralizua gjithashtu gjatë sulmit. Tragjikisht, katër pengje ishin vrarë ndërkohë pesë të tjerë ishin plagosur rëndë. Sipas lajmeve një tjetër person i armatosur kish mundur të largohej nga skena.

fundi 1 fundi 2 fundi 3 fundi 4 fundi 5 fundi 6 fundi 7 fundi 8

Leave a Reply

Back to top button