Magazine

Fundi i botës / Udhëtimi i Morgan Freemanit, mes besimeve fetare

Screen Shot 2016-04-18 at 08.57.23

Kur Morgan Friman shëtiste nëpër Bibliotekën Kasanatense në Romë, e ndërtuar nga Urdhëri Dominikan i Shën Mërisë mbi manastirin e Minervës në vitin 1701, ai qëndroi para rafteve mbresëlënëse dy-katëshe me 400.000 vëllime, dhe për një moment u mrrekullua nga spektakli i librave. Megjithata ai çast qe jetëshkurtër, teksa Friman kishte shkuar me një mision – për të shqyrtuar një nga misteret më të mëdha të krishtera të të gjitha kohërave, numrin kurioz 3-shifror me markën “damka e bishës” që gjendet në librin e Zbulesës:666.

“Për mua, ka diçka veçanërisht interesante në lidhje më të kuptuarit e Krishtërimit rreth fundit të botës”- ka thënë Friman. “Teksa fetë e tjera me siguri kanë histori dhe besime rreth ‘Fundit’, në mesin e të krishterëve, besimtarët duket të jenë veçanërisht të shqetësuar rreth këtij koncepti”.

Në përpjekje për të shqyrtuar se si fetë botërore e imagjinojnë fundin e botës, Friman udhëtoi deri në skajet e tokës për serinë e tij të dokumentarëve në ‘National Geographic Channel’, ”Historia e Perëndisë me Morgan Freeman”, duke përfshirë ndalesat në qytetin e Vatikanit në Romë, shpellën në luginën Kumran në Izrael, Kanalin Industrial të Nju Orlinsit dhe Manasirin tibetian Sarnat në Indi.

Së bashku me eksplorimin e eskatologjisë (“fundi i gjërave”), Friman intervistoi ndërkohë një ish-anëtar të Hizb ut-Tahrir, në lidhje me të kuptuarit e fundit të botës tek Islami, vizitoi viktimat e uraganit Katrina në Hjuston, që ende përballen me efektet e fatkeqësisë natyrore të para 10 viteve, si dhe u përpoq të kuptojë disa nga misteret e Majave në majë të Tempullit të Maskave në Guatemalë.

Brenda Bibliotekës Kasanatense, Friman bisedoi mbi numrin e njohur biblik 666 me Kim Haines-Eitzen, profesor i feve të lashta të Mesdheut në Cornell University dhe një nga ekspertët kryesorë të Krishtërimit të hershëm. Ndërsa qene duke folur për gjuhën dramatike dhe nganjëherë të frikshme të librit të fundit të Biblës, Haines-Eitzen shpjegoi se si teksti i Zbulesës – edhe pse dramatik dhe i frikshëm për shumë njerëz edhe sot – qe për shumë nga të krishterët e hershëm, shumë kuptimplotë ne kontekstin e vet.

“Asokohe, Zbulesa ishte një libër i ngarkuar politikisht”- u shpreh Haines-Eitzen gjatë një intervistë për ‘National Geographic’ në mes të xhirimeve, dhe ndërsa disa të krishterë të hershëm nuk e pranuan atë në kishat e tyre, shumë të tjerë kishin më shumë sesa një ide të qartë se për çfarë bëhej fjalë”.  Sipas disa studiuesve, përfshirë edhe Haines-Eitzen, imazhet që paraqiten tek Zbulesa qenë të lidhura me njerëz dhe ngjarje të vërteta që po ndodhnin kur libri u shkrua.

Për shembull, Haines-Eitzen beson se 666, numri famëkeq i Zbulesës, të cilin shumë vetë e lidhin me Antikrishtin që do të vijë, ka më shumë të ngjarë të jetë një referencë e drejtpërdrejtë ndaj perandorit Neron, sundimtarit romak të njohur për vrasje, persekutime dhe shmangie të tjera. Si ka arritur Haines-Eitzen në këtë përfundim?

Gjatë kohëve të lashta, qe një praktikë e zakonshme që shkronjave të alfabetit t’u caktohej shpesh një vlerë numerike. Kjo ishte e vërtetë për gjuhët greke dhe latine. Në greqisht, numri 666 mund të përkthehet numerikisht në emrin Neron, përkthimi grek për Nero. Por ajo që ka ndihmuar mbështetetjen tek kjo teori është se dorëshkrimet e mëparshme të Zbulesës përmendin numrin 616 në vend të 666. Në latinisht, 616 barazohet me emrin Nero.

Pavarësisht nëse numri i saktë biblik është 666 apo 616, Haines-Eitzen beson se numri është një kod biblik, duke sugjeruar se “bisha” në librin e Zbulesës i referohet perandorit Neron në krahasim me Antikrishtin e lig, që do të shfaqet kur të vijë fundit i botës. Por, gjatë udhëtimit të tij, Friman mësoi se besimi i bazuar tek konceptet apokaliptike nuk ishte saktësisht një koncept i ri gjatë shekullit të parë.

Në fakt, një grup njerëzish që u fiksuan pas teorive të fundit të botës, qenë një sekt çifut të quajtur Esenë. Këto besimtarë nomadë të linjës së ashpër, u vendosën përbri malit të thatë në brigjet e Detit të Vdekur, në atë që sot njihet si Kumrani në Izrael. Sipas arkeologut Xhodi Manjez, profesor në Universitetin e Karolinës së Veriut në SHBA, i cili shërbeu si ciceron në vizitën e Frimanit në Kumran, gjithçka që dimë për Esenët vjen nga Rrotullat e Detit të Vdekur, të cilat u zbuluan në vitin 1947.

Ndërsa shëtitën nëpër gërmadhat e tyre arkeologjike, Manjez i ofroi Frimanit jo vetëm një prezantim konkret mbi kulturën, mënyrën e jetesës dhe naivitetin e Esenëve, por ndërkohë e njohu me disa nga besimet apokaliptike që duket se shqetësonin ata njerëz. “Nuk do të jetë një luftë në formën e një kasaphane të tmerrshme. Bijtë e Dritës do të përballen me Bijtë e Errësirës, dhe gjithçka do të përfundojë në shpagimin e përjetshëm”- kjo është vetëm një linjë e vogël nga Esenët e njohur falë Rrotullave të Detit të Vdekur, një paraqitje e shkurtër por e gjallë e strukturës së besimit të këtij populli të lashtë.

Ashtu si një ngjarje e nxitur nga fantazia, ku e keqja përleshet me të mirën, fundi i historisë të cilën Esenët imagjinonin se i vendoste ata – njerëzit e mirë – kundër forcave të keqija të errësirës. Kjo betejë, besonin ata, vjen me premtimin që Perëndia jo vetëm që nuk do të ndërhyjë, por do luftojë në emër të tyre dhe në fund të fundit t’i shpërblejë për besnikërinë e tyre.

Por në vitin 68, Esenët u masakruan nga romakët gjatë Kryengritjes së Madhe Hebreje, një luftë që dy vjet më vonë do të shkaktonte shkatërrimin e Tempullit të Jeruzalemit. “Unë mendoj se ata kishin të drejtë për një gjë”- thotë Friman, duke shtuar se, “fundi i tyre erdhi sigurisht jo si e prisnin ata”. Në mesin e besimeve abrahamike të Judaizmit, Krishtërimit dhe Islamit, ekzistojnë teori të shumta mbi fundin e botës.

Shumica e këtyre teorive me bazë fetare, përfshijnë besimin se botës po i afrohet një fund kataklizmik – një finale e tmerrshme. Por, për budistët, besimi tek “fundi” nuk është i njëjtë:nuk ka një fund të botës. Në fakt, Shenjtëria e Tij, Karmapa – mjeshtri i dytë më i madh budist tebetian pas pas Dalai Lamës – i tha Frimanit se “në traditën budiste, nuk ka një fund kataklizmik të botës – ka vetëm një fund të vetes”.

Për këtë qëllim, 31-vjeçari Karmapa i ofroi Frimanit një mësim privat se si të humbasë veten – “A doni të meditojmë së bashku”- pyeti ai. Friman ra dakord, dhe të dy burrat filluan të përqëndrojnë mendimet rreth frymarrjes së tyre, ndërsa ndoqën fundin e vetes me anë të meditimit. Është shumë interesante të theksohet se termi “apokalips” vjen nga greqishtja e vjetër që do të thotë “ngritja e vellos”. “Apokalipsi nuk ka të bëjë me frikën, hakmarrjen apo gjykimin e ardhshëm”- deklaroi më vonë Friman. “Ai ka të bëjë me ndriçimin. Është kërkimi i të vërtetës, dhe duke e bërë këtë për këtu dhe tani”. /NatGeo – bota.al

Leave a Reply

Back to top button