Analiza

Fundi i elitave

 

Screen Shot 2016-08-17 at 09.04.43

Brexit. Dhe në nëntor, Donald Trump në SHBA. Në pranverën e vitit 2017, Marine Le Pen në Francë. Në fund, Lëvizja 5 Yje që fiton në Itali. Mes seriozitetit dhe humorit, Marc Lazar, profesor i historisë dhe sociologjisë politike në Sciences Po (Paris) dhe në Universitetin Luiss në Romë, rrëfen serinë e shqetësimeve të tij. Një fije e kuqe i lidh: suksesi i forcave kundër sistemit. Eshtë dëshmia përfundimtare e humbjes së elitave. Në Britaninë e Madhe, si ajo politike, edhe ajo ekonomike ishin për të qëndruar në BE.

Në Amerikë, miliarderin me paruke nuk e do as partia e tij, e megjithatë e siguroi kandidimin. Në Paris, Fronti Kombëtar u kundërshtua nga të gjitha formacionet tradicionale, por vazhdon e rritet. Në Itali, ndjekësit e Beppe Grillos janë flamuri i anti-sistemit. “Epoka në të cilën jetojmë”, argumenton profesori “karakterizohet nga refuzimi, madje edhe nga urrejtja ndaj klasave drejtuese. Jo vetëm ndaj klasës politike, por edhe atyre social-sipërmarrëse, ekonomike, financiare, të biznesit, akademike, intelektuale, mediatike. Të gjithë jemi brenda. Një ndjenjë e përhapur, që të kujton vitet ’20 dhe ’30”.

Ngjashmëri që të bën të dridhesh, ajo është periudha që përgatit diktaturën totalitare dhe Luftën e Dytë Botërore. Por sigurisht krahasimet janë për nga natyra plot me të meta, siç nxiton të shpjegojë vetë Lazar: “Kujdes, nuk them se janë e njëjta gjë. Por dua të them se në histori kemi momente, ku ka harmoni dhe konvergjenca mes elitave dhe popullit, dhe të tjerë momente, kur ka divorc”. Duke vazhduar me kategorizimet e mëdha, Lazar bën një përmbledhje: “Shekulli i nëntëmbëdhjetë ishte shekulli i parlamenteve dhe nacionalizmit; shekulli i njëzetë ishte i totalitarizmave dhe demokracive të partive; Shekulli i njëzetenjëtë po bëhet ai i populizmave”.

Edhe pse të mundura, elitat janë “të domosdoshme, nuk ka alternativë.” Për t’i rigjallëruar, duhet megjithatë të shërohen më parë, një seri frakturash …

[real3dflipbook id=”1266″]

Leave a Reply

Back to top button