Histori

Fundi i Luftës së Parë Botërore: Historia e amerikanit që u vra një minutë para hyrjes në fuqi të paqes

Henry Gunther u vra pikërisht një minutë para duke i dhënë fund Luftës së Parë Botërore, më 11 nëntor 1918.

 

Henry Nicholas John Gunther ka lindur më 6 qershor 1895. U mobilizua në shtator 1917 në Baltimore dhe përfshihej në Regjimentin e 313-të. Atje ai punoi në logjistike, kryesisht duke u kujdesur për uniformat e bashkëpunëtorëve të tij. Ai arriti në Francë në korrik 1918.

 

Një letër u zbulua kohë më parë v në të cilën ai ankohej për kushtet në ushtri dhe ku këshillonte një mik që më të gjitha mjetet të shmangte rekrutimin. Kjo e çoi në humbjen e gradës së rreshterit. Njësia e tij në front arriti në 12 shtator 1918.

 

Në ditën e fundit të luftës, njësia e tij iu afrua gjermanëve fshatin Chaumont-devant-Damvillers. Gunther, për arsye të panjohura, u sul me bajonetë kundër urdhrave nga rreshteri.

 

Ushtarët gjermanë i dhanë sinjal që të tërhiqet, pikërisht nga fakti se armëpushimi ishte gati për të hyrë në fuqi, por Gunther vazhdoi me bajonetë ngrehur derisa një plumb e goditi dhe ai vdiq në vend.

 

Sipas një teorie, Gunther e ndërrmori aktin e çmendur duke shkuar drejt një vdekjeje të sigurt e të panevojshme, pasi i mbeti peng humbja e gradës së rreshterit. Ndaj, si ushtar ai kërkoi me patjetër një fund me lavdi.

 

Ditën tjetër, General Pershing konkludoi se Gunther ishte amerikan i fundit që vdiq në luftë. Pas vdekjes, atij iu kthye grada e rreshterit, të cilën e humbi për shkak të letrës. Në vitin 1923, eshtrat e tij u kthyen në Shtetet e Bashkuara.

 

Së fundmi, hulumtimet kanë zbuluas se në ditën e fundit të luftës, 11 mijë njerëz u vranë ose u plagosën, e vlerësuar kjo si një shifër mjaft tronditëse.

 

Armëpushimi u nënshkrua në 5 të mëngjesit, por hyri në fuqi vetëm në orën 11.00, kur është dhe fundi zyrtar i luftës.

 

Një nga njerëzit e fundit që vdiqën në luftë është dhe ushtari kanadez George Laërence Price, i cili u qëllua nga një snajper gjerman në orën 10 e 57 minuta dhe vdiq në 10:58, pra një minutë para vdekjes së Gunther. Ndërsa francezi i fundit i vdekur ishte Augustin Trebuchon, një ndërlidhës i cili e morri shërbimin gjysmë ore para paqes.

 

Dhe ushtari i fundit britanik i cili u vra pak para hyrjes në fundi të fundit të luftës, ishte George Edëin Ellison, i cili dhe frymën e fundi në orën 9.30 gjatë një patrullimi në tokën belge. (tesheshi)

Leave a Reply

Back to top button