Enciklopedike

Fundi plot mistere i njerëzve të mëdhenj / Josif Stalin: I helmuar për të shmangur një Luftë të Tretë Botërore?

Data e vdekjes: 5 mars 1953

Mosha: 74 vjeç

Vendi i vdekjes: Moskë

Screen Shot 2015-07-17 at 21.22.03

Zyrtarisht Stalini vdiq nga një hemorragji cerebrale, edhe pse të paktë janë ata që besojnë këtë version. Mbrëmjen e 28 shkurtit 1953, udhëheqësi sovjetik mblodhi ata më besnikët e tij, Beria, Malenkov, Bulganin dhe Hrushov. Më parë panë një film në Kremlin, pastaj shkuan në banesën e Stalinit në fshat dhe nisën të pijnë përgjatë gjithë natës. Kur mysafirët u larguan, Stalini lajmëroi truprojat e tij se të nesërmen do të flinte deri vonë. Për të mos e shqetësuar, askush nuk hyri në dhomën e tij të gjumit deri në orën 22.00 të mbrëmjes së ditës tjetër, kur u gjet pothuajse i pajetë. Kur mbërriti mjeku, Stalini kishte vdekur tashmë. Një tryezë e rrumbullakët e përbërë nga historianë dhe “dëshmitarë”, që u mblodh në Kongresin amerikan në vitin 2003 konkludoi se tirani kishte vdekur nga shkaqe natyrore. Vetëm djali i Hrushovit, Sergei, kundërshtoi dhe u duk se mbërriti deri në pikën ku akuzoi të atin për vrasjen. Edhe Klaus Larres, moderatori i tryezës së rrumbullakët, si dhe Raymond Garthoff i CIA u shfaqën skeptikë për “vdekjen natyrore”. Shumë shkrimtarë deklaruan se ishin dakord me teorinë e vrasjes, duke thënë se kreu i truprojave të Stalinit e kishte helmuar atë me një injeksion, me urdhër të Berias. Kjo tezë bazohet në lajmin, e dhënë nga vetë Stalini, për qëllimin e një mjeku hebre për të kryer atentat ndaj jetës së tij si dhe vendimin e mëpasshëm për të prishur çdo lloj marrëdhënieje me Izraelin. Besnikët e tij druheshin se mos diktatori kishte për qëllim që të persekutonte hebrejtë, një fakt që do të shkaktonte më pas një luftë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qendra e lëvizjes sioniste. Pra mendohet që kanë qenë njerëzit më të afërt të Stalinit që e kanë helmuar, për të shmangur një luftë të tretë botërore por edhe për të shpëtuar lëkurën: thuhet që Stalini kishte ndërmend të spastronte të gjithë Byronë Politike./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button