Bota

Fundi tragjik i pilotit jordanez. ISIS e djeg të gjallë

Screen Shot 2015-02-03 at 18.40.19Të kota përpjekjet deri në minutën e fundit nga ana e qeverisë jordaneze për të shpëtuar pilotin. Një video e ISIS e nxjerrë në Site tregon pengun e xhihadistëve tek digjet i gjallë.
Në pamje shfaqet pengu, i veshur me rroba në ngjyrë portokalli, me një hematomë poshtë syrit ndërkohë që shqipton disa fraza, i kapur nga kamerat ndërkohë që sfondi është i zi dhe më pas aty shfaqen flamujt e disa prej vendeve të koalicionit Anti ISIS (mes tyre Kanadaja, Franca, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Emiratet e Bashkuar Arabë dhe Jordania). Në një sekuencë të dytë shihet piloti jordanez në këmbë përpara një grupi militantësh të armatosur me fytyrën e mbuluar. Në pjesën e dytë shfaqet pengu dhe flakët që e mbështjellin dalëngadalë.

Leave a Reply

Back to top button