Letersi

“Fustani” poezia e Ardita Jatrus për sakrificat e një nëne

“Fustani” është një poezi e veçantë nga shkrimtarja Ardita Jatru. Poezia ka në qendër figurën e nënës dhe sakrificat e saj për t’ia dalë mbanë së pari për fëmijët, dhe më pas për veten. Poetja mban në kujtesëimazhin e nënës së saj me një fustan, ndërkohë që vetëm kur rritet arrin ta kuptojë se pse ajo nuk blinte një fustan tjetër. Fustani është thjesht një simbol, por që përmbledh gjithë gjërat, për të cilat një nënësakrifikon nga vetja, vetëm për të parë fëmijët më mirë. Ajo lë veten mënjanë, në mënyrë që të sigurojëgjithçka që u duhet fëmijëve. Poezia është si një himn kushtuar nënave dhe sakrificave që ato bëjnë nëpërditshmëri tek vetja, ama me kushtin që fëmijëve të mos u mungojë gjë.

“Fustani”
N
ëna ime kishte vetëm një fustan
E lante nat
ën dhe e thante pranë furnelës.
Dit
ën e vishte me aromë të re
Nuk e pyeta asnj
ëherë pse nuk blinte një të dytë
Nuk desha t
ë kishte një të dytë
Unë ashtu e njoha
me fustanin me lule roz
ë,
deri te gjunjët.
Kur bleu nj
ë këmishë mëndafshi të verdhë
e preva copash nat
ën me gërshërë
dhe mbusha xhepat.
N
ëna heshti dy ditë
e un
ë gëzohesha nga brenda
q
ë ajo vishte prapë të njjëjtin fustan
dhe i p
ërsërisja vetes,
sa dua t’i ngjaj.
Tani kam filluar t
ë kuptoj nënën.
Pik
ëpyetjet e atëhershme i zgjidha,
nga dalin ofshamat
kam filluar t
ë kuptoj
dhe vet
ëm pse copëtohej,
pse luftonte vet
ëm.
Fundja pse duhej t
ë kishte një fustan.
P
ër të gjitha këto, kuptoj një gjë,
rritem dhe i ngjaj asaj
por me fustane t
ë ndryshme
luftoj vet
ë i dytë
dhe stin
ët e mia thinjen para pasqyrës.

Back to top button