Analiza

Futboll dhe xhihad

Ky është Burak Karan. Ka luajtur në Gjermani me Kevin – Prince Boateng dhe Sami Khedira. Vitin e kaluar u tha se ka vdekur duke luftuar për al Qaedan. Historia e një radikalizmi që fillon nga një fushë futbolli dhe përfundon me një bombardim ajror në Siri

futboll xhihad11 tetor 2013. Është minuta e 12-të kur Sami Khedira merr një krosim nga e djathta prej Philip Lahmit dhe shënon golin e parë për Gjermaninë kundër Irlandës në stadiumin “Rhein Energie” të Këlnit. Do të përfundojë 3 me 0 dhe ku rezultat do t’u garantojë gjermanëve kualifikimin për Botërorin e Brazilit, duke i lejuar veç të tjerash Sami Khediras që të fillojë të planifikojë pushimet e tij të punës në Amerikën e Jugut. Në të njëjtin moment, rreth 2000 kilometra larg, në kufirin midis Sirisë dhe Turqisë, një ish shok skuadre tek Kombëtarja Under 17 është totalisht në padije të suksesit të yllit të Real Madridit. Në të vërtetë, Burak Karan është në padije të gjithçkaje që ndodh në botë. Pasi ka udhëtuar deri në Azaz, rreth 35 kilometra në veri të Alepit në Siri, qytet i pushtuar ngë rebelët, 26-vjeçari qëndron i shtrirë nën një grumbull gërmadhash, i vrarë nga një bombardim ajror.

Lajmi për vdekjen e tij, e ndodhur teksa luftonte për al Qaedan, të paktën kështu dyshohet, humbet në konfuzionin e një vendi të zhytur në kaosin më total. Por kur lajmi shpërthen në Gjermani, një muaj pas fitores me Irlandën, ai përcillet më pabesueshmëri ekstreme nga publiku gjerman. Manfred Verner, Presidenti i klubit të fundit në të cilin ka milituar Karani, Aachen, rrëfen se nuk mund të thotë asgjë negative për sa i përket një djaloshi të cilin e kujton si “të ndjeshëm dhe të sjellshëm”. Mospërputhja midis Karanit që njohin miqtë e familja dhe Karanit dukshëm xhihadist (kështu quhet ai që bën luftë të shenjtë kundër armiqve të islamit) duket mjaft e qartë, pasi të kesh parë videon e postuar në YouTube pas vdekjes së tij: mjekërr e gjatë dhe Kallashnikov në dorë, djali reciton atë që duket si një poezi në arabisht dhe i lutet së ëmës që të mos brengoset. Një tekst, që shoqëron imazhet, rrëfen se djaloshi që dikur luante në Bundesligë “ka luftuar si luan në truallin e të pabesëve dhe e ka vlerësuar këtë betejë”.

Mustafai, vëllai i Karanit, e hedh poshtë menjëherë videon, duke treguar sesi dija e arabishtes nga ana e Burakut ishte mjaft e pakët. Prania e tij në Siri ishte e lidhur me një shoqatë vullnetare në të cilën bënte pjesë dhe që merrej me shpërndarjen e ndihmave nevojtarëve. “Mblidhte donacione të ndryshme, sidomos mjekësore, dhe pastaj i dërgonte personalisht aty ku kishte nevojë”, i ka treguar së përditshmes gjermane “Bild”. “Pasi ka zbuluar se shumë kishte humbur, sëbashku me të shoqen, ishte organizuar për të kaluar 7 muaj në kufirin me Turqinë dhe menaxhuar shpërndarjen. Lëvizte i armatosur për të mbrojtur automjetet me të cilat udhëtonte, sigurisht që nuk do të mund ta bënte me gurë! Gjithmonë më është betuar se nuk do të qëllonte kurrë në jetën e tij”.

Në këtë moment, në të cilin e gjithë Gjermania kërkon ndonjë përgjigje për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me Karanin, dalin vetëm pyetje të reja. Një ish shok i Burakut po lufton për të kuptuar se cila është e vërteta dhe se çfarë ka ndodhur me të: “U prehsh në paqe vëlla Burak! Nuk do ta harroj kurrë kohën e kaluar sëbashku. Ishe një mik i vërtetë#zemërthyer#përgjithmonë”, ka “cicëruar” ish milanisti Kevin – Prince Boateng. Disa komente që gjenden në rrjet nuk janë aq të buta ndaj tij: “Jam gjerman dhe ju siguroj se ajo e tij nuk është një humbje e rëndë”, thotë dikush. Kurse një tjetër thotë: “Një terrorist më pak”. Nga diku, në një kamp refugjatësh në Siri apo ndoshta në Jordani, gruaja dhe fëmijët e tij ndeshen me një të ardhme të paqartë. E vetmja gjë e sigurtë është një yll i ri i futbollit gjerman është shuar përgjithmonë.

“Ekziston një skemë e përsëritur që demonstron sesi shumë xhihadistë kanë një të kaluar prej atleti apo futbollisti”, shpjegon Peter Nesser i Norëegian Defense Research Establishment, autor i tezës “Xhihad në Europë”. “Shezad Tanëeer, një prej terroristëve të 7 korrikut, autorë të atentatit në Londër, ishte futbollist dhe disa prej të dyshuarve të masakrës së Madridit të vitit 2004 luanin futboll. Ka shumë ekstremistë të xhihadit që janë sportistë të apasionuar”.

Duke rimenduar pasionin e vetë Usama bin Ladenit për futbollin (duket se ishte tifoz i Arsenalit), sigurisht që nuk është një lajm që të kap në befasi, por lidhjet midis “lojës së bukur” dhe ekstremizmit shkojnë përtej. Ismail Hanijeh, lideri i Hamasit, është ish futbollist i Al-Shate të Gazas, ndërsa përtej kufirit, në Liban, Al Manar, televizioni zyrtar i Hizballahut (domethënë Partisë së Zotit), është sponsori zyrtar i Al-Ahed, skuadrës që ka fituar titullin kombëtar të 2008. Sipas Lawrence Wright, autor i librit “The Looming Toëers”, al Qaeda kishte deri një kampionat të brendshëm të sajin me dy skuadra gjatë periudhës në trë cilën organizata e kishte bazën në Sudan, në vitet Nëntëdhjetë. Të dy ekipet stërviteshin rregullisht dhe ndesheshin çdo të premte pas faljes. 10 vjet më parë, bin Ladeni kishte ngritur personalisht në këmbë një Kupë Bote të vogël në Afganistan me skuadra të përbëra nga ekstremistë islamikë, muxhahedinët, të ndarë sipas vendeve të origjinës dhe të impenjuar në kualifikime dhe finale.

Scott Atran, një antropolog franko – amerikan që ka studiuar lidhjet midi futbollit dhe ekstremizmit islamik, sugjeron tezën sipas së cilës grupi përgjegjës i atentatit në Bali në tetorin e vitit 2002, Jemaah Islamiyah, është formuar në fushat e futbollit dhe jo gjatë ushtrimeve ushtarake. Duke folur në Komisionin e Senatit për Forcat e Amatosura, Atran ka thënë: “Të dhënat demonstrojnë sesi shumë të rinj që i bashkohen xhihadit vijnë nga shoqata sportive. Është e habitshme sesi futbolli bashkon edhe situate kaq ekstreme”. Mund edhe të jetë e vërtetë, por sigurisht që nuk i shpjegon motivet për të cilat Karani i ka kthyer krahët një karriere si profesionist për të përqafuar xhihadin dhe nuk na jep asnjë përgjigje se çfarë ka ndodhur realisht në Siri.

Abu Qatada është një emër që shumë qeveri britanike kanë mësuar t’ia kenë frikën qysh kur është materializuar në Mbretërinë e Bashkuar, në shtator 1993, me një kërkesë për azil politik. Prania e tij në tokën angleze është tashmë një anatemë dhe tri kryeministra kanë kërkuar me të gjitha mënyrat që ta riatdhesojnë në Lindje të Mesme. Me shtetësi jordaneze, Qatada është vënë së fundmi nën proces në atdhe dhjetorin e kaluar pas 8 vitesh betejë kundër ekstradimit nga Mbretëria e Bashkuar, por ka qenë lidhja e tij me një lojtar të Bundesligës ajo që ka ngjallur habi menjëherë pas atentateve të 11 shtatorit. Duke folur me “The Observer” në tetor të 2001, një burim islamik rrëfente sesi Nazir Trabelsi ishte “shumë i njohur si futbollist dhe për militimin e tij në një skuadër që gjendej duke luajtur në Finsbury Park dhe në Walthamstow çdo të dielë”. Por sulmuesi me origjinë tuniziane nuk ishte në Londër vetëm për çështje sportive. Me 13 shtator, me tensionin botëror në nivele të papara ndonjëherë më parë, Trabelsi u arresua në Belgjikë me akuzën se ishte një prej organizatorëve të një sulmi terrorist të mundshëm dhe spektakolar kundër ambasadës amerikane në Paris. Akuza e quante “një atentator vetvrasës në pritje të urdhërave”.

Si në rastin Karan 12 vjet më pas, edhe historia e tij përfundoi në gazetat e të gjithë botës dhe shumë hetuan sesi ishte e mundur që interesi në rritje i tij për ekstremizmin fetar nuk kishte shpërthyer në Afganistan apo në Pakistan, por në lagjen Acton. Qe aty, në një shtëpi të vogël dykatëshe, që ai me shokun e tij Djamel Neghai takuan Qatada dhe u prezantuan me fondamentalizmin. Shpesh Trabelsi shkonte edhe në Baker Street oër të dëgjuar diskutimet e Qatada në një xhami të atyshme. Një vit përpara sulmit ndaj Kullave Binjake, ish sulmuesi i Fortunës së Dyseldorfit kishte shkuar në Xhalalabad për të takuar bin Ladenin, i cili i kishte treguar interes dhe simpati të madhe. “Usama e mbrojti kur Trabelsi u kritikua nga muxhahedinët arabë pse i kish dhuruar para kauzës afganase dge e futu ne listat e pritjes për atentatorët vetvrasës edhe pse qenë tashmë të mbushura”, rrëfen Nesser.

Gjatë procesit, Trabelsi tha se kishte qenë dy herë për vizitë në shtëpinë e bin Ladenit, duke qëndruar për disa ditë dhe bile duke luajtur edhe futboll me të në oborr. Në momentin e arrestimit, u gjetën në shtëpinë e tij eksplozivë kimikë dhe një automatik. Edhe një herë akoma, për ndonjë motiv, një futbollist i destinuar që të kishte një karrierë të madhe në fushën ndërkombëtare, ka zgjedhur terrorizmin? “Nuk ndjehej i pranuar dhe kjo besoj se ka luajtur në disfavorin e tij”, tregon ish shoku i tij Alex Stengler. “Ma përsëriste shpesh dhe unë i thosha që të përpiqej, por ishte një djalë shumë i ndjeshëm. Më vjen vërtet shumë keq për të”. Nëse është vërtet ku mospranim që ka pasur peshë kaq të fortë në konvertimin e tij në fondamentalizëm, kjo është një pyetje që e ngre edhe Nesser, por që hipotezon se Trabelsi ka qenë në një lloj qarku te shkurtër teksa gjendej në një moment shumë të vështirë të jetës së tij. “Një prej pikave kyç të rekrutimit është pikërisht ky. Sa më shumë je i cënueshëm, aq më e lehtë është të biesh në radikalizim dhe të zhytesh në ekstremizma”, rrëfen sërish Nesser. “Për shumë, është një mënyrë që të ndihen të pranuar dhe kjo duket të ketë ndodhur edhe në rastin e Trabelsi”. Një zgjedhje e natyrshme, nëqoftëse mendohet se rruga për futbollin profesionist është e shtruar për të rinj të talentuar të zhgënjyer dhe që u mbyllet goja se nuk janë të zot sa duhet për t’u bërë futbollistë të mëdhenj. Trabelsi kishte zgjedhur një jetë të përbërë nga droga dhe krime të vogla që e kishin çuar në në djegien e fateve futbollistike dhe deri të martesës së tij. Ishte arrestuar për përdorim dhe shpërndarje kokaine përpara kthimit të tij në Londër, ku kishte zbarkuar pas asnjë të ardhme. Ditët në të cilat luante në Bindesligë dhe posedonte një restorant në Dyseldorf dukshëm që kishin mbaruar dhe terrorizmi dukej zgjidhja e vetme e mundshme për ta mbushur atë boshllëk. Ka qenë gruaja e parë e tij që ka shpjeguar jetën e një njeriu të rritur pa nënë e pa baba, por që kish arritur të luftonte deri sa të arrinte majat e futbollit profesionist. “Ishte si të jetoje me dy njerëz të ndryshëm”, ka treguar për “Der Spiegel”. “Ishte Nizari i ndershëm dhe Nizari qelbësirë: problemet e vërteta qenë natyra kameleonike e tij dhe ndryshimet e papritura e gjendjes shpirtërore dhe të personalitetit”. Ankthi i Trabelsi duket se nuk kishte fund dhe, pikëerisht në të njëjtën periudhë në të cilën Karani është gjetur i vdekur në Siri, ish lojtari i Fortunës ka dalë nga burgu në Belgjikë për plotësim afatesh, por tani është nën proces në Shtetet e Bashkuara ku rrezikon deri burgimin e përjetshëm për kontaktet e tij me al Qaedan.

Marrëdhënia midis futbollit dhe vendeve me regjim islamik është mjaft e komplikuar. Në qershor të 2010, një grup terroristësh – duket i lidhur me militantët e Al-Shababit në Somali – ka hyrë në një shtëpi duke vrarë dy persona fajtorë se shikonin një ndeshje të Botërorit në Afrikën e Jugut. 35 të tjerë janë arrestuar pse kanë shkelur ligjin – një edikt i Al-Shababit në kuptimin e vërtetë të fjalës – që ndalon të asistohet në manifestime sportive. Në Afganistan, gjatë regjimit taliban, stadium kombëtar i Kabulit është transformuar nga tempull i futbollit kombëtar në teatër të tmerrshëm ekzekutimesh publike. Në gusht të 1998, në të përditshmen “The Indipendent”, gazetari Jason Burke, ekspert i ekstremizmit islamik, ka përshkruar ekzekutimin e tri burrave në stadium. “Dy prej tyre janë pozicionuar në qendër të fushës, një tjetër është në këmbë në zonën e rreptësisë. Të gjithë i kanë duart e lidhur prapa kurrizit me litar që u shtrëngojnë edhe në stomakun. Të parit i  priten duar dhe këmbë, ndërsa tri njerëz të armatosur i afrohen të dytit. Njëri prej tyre ngre kallashnikovin dhe, duke e mbajtur përpara tij, e shkrep këmbëzën tri herë. Gjysmë ore pasi kanë larguar trupat e të vdekurve, dy skuadra lokale hyjnë në fushë për një ndeshje futbolli”.

James Dorsey, Senior Fellow pranë S. Rajartnam School of International Studies në Singapor dhe autor i librit “The Turbulent World of Middle East Soccer”, pohon ekzistencën e një lidhjeje të thellë dhe komplekse midis futbollit dhe ekstremizmit fetar: “Ekziston një debat politik dhe teologjik i vërtetë midis ekstremistëve islamikë dhe falangave më të moderuara lidhur me disiplinat sportive në përgjithësi dhe futbollit në veçanti. Grupe si Al-Shabab në Somali, talibanët në Afganistan, Klerikët Islamikë në Arabi Saudite dhe Egjipt, e shikojnë sportin si një sport për të pabesët ose gjithsesi si një distraksion nga praktika fetare dhe e refuzojnë në totalitetin e tij në nivel kombëtar. Kupa e Botës është antiteza e përkryer e mendimit dhe e ideve panislamiste”.

Pasojat e gjithë kësaj ka çuar në debate të forta, si ai në Arabinë Saudite, një vend i qeverisur nga ligji islamik dhe në të cilën diskutohet akoma me zjarr për rolin e futbollit në shoqëri. Tonat janë ndezur sidomos pas lajmit që një baba që ka mbajtur në shtëpi nga shkolla të birin, fajtor pse ka humbur derbin midis skuadrës së tij, Al-Hilal FC dhe rivalëve të al Assrit. “E kam bërë për shmangur se mos talleshin me të shokët e klasës”, ka thë njeriu, duke e justifikuar sjelljen e tij pas humbjes së parë në një derbi pas 6 vjetësh. Një klerik saudit, sheiku Ibrahim al-Zobaydi, ka kujtuar sesi pasioni për futbollin dhe fanatizmi pasues janë një kërcënim për shoqërinë.

Ka mundësi që ka qenë pikërisht pasioni për futbollin ai që ka drejtuar ekzistencën e futbollistit të ri të Portsmouth, Yann Nsaku. Ekziston një fotografi e mesfushorit francez që e paraqet në det, të qeshur, në qershorin e 2008, në moshën 16 vjeçare, teksa përgatitej sipas të gjtiha gjasave për të nisur një karrierë suksesi në botën e futbollit profesionist. “Ishte njëri nga ne”, kujton shoku i tij I akademisë, Leëis Tallack. “Ishte paksa konfuz nganjehrë, por kishte talent. Kishte ndonjë problem komunikimi për shkak të gjuhës, por shihej impenjimi i tij”. Vetëm 4 vjet më pas, Nsaku do të hynte në kronika për motive krejtësisht të ndryshme pasi është arrestuar bashkë me një grup prej 12 terroristësh të akuzuar (sapo kishte përfunduar karrierën e tij në Fratton Park prej një dëmtimi të rëndë në gju). Grupi dyshohej se kishte projektuar një fushatë antisioniste midis Francës dhe Anglisë dhe se kishte në program disa atentate gjithmonë në Francë, të paktën po t’u besoje disa lajmeve të nxjerra nga policia. Nsaku është arrestuar përballë prindërve të përlotur që përsërisnin sesi ishte e mundur që djali i tyre ishte transformuar në një djalë të keq në harkun e një nate. “Për ne dhe familjen tonë, arrestimi i tij është një bekim, mund t’i shpëtojë jetën”. I rritur si kristian, Yann Nsaku kohët e fundit ishte konvertuar në islam dhe është arrestuar në Francë me akuzën e tentativës së vrasjes, konspiracion dhe anëtarësim në një grup terrorist, përpara se të çlirohet definitivisht nga akuzat në prill. Kështu që Nsaku do të jetë i lirë ta ribëjë jetën, në kundërshtim nga Trabelsi dhe Karani, të cilët nuk e kanë pasur të njëjtin fat.

(nga revista 442)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button