Horizonti.al

Fytyra tjetër e Gëtes: shkencëtar, apo pseudoshkencëtar?

Nëse prekim me gjuhë pjesën e përparme të qellzës, pas dhëmbëve inçizivë (prerës) do të zbulojmë një kockë poshtë lëkurës. Emri i  saj është kocka incisive premaksilare, e formuar në të vërtetë nga dy pjesë të shkrira mes tyre dhe struktura kafkore. Ndoshta prezenca e saj mund të duket e dukshme, por nuk ekziston në të gjithë gjitarët. Ai që e zbuloi ishte Johann Wolfgang von Goethe i njohur si një ndër autorët më të mëdhenj të letërsisë botërore dhe flet për një anë të panjohur të tij, për pasionin ndaj shkencës.

Megjithatë Gëte ishte një shkencëtar shumë i veçantë; sot ndjekësit e tij e mbrojnë me forcë, por nga optika aktuale shkenca e tij rezulton kontroverse. Gëte lindi në 28 gusht 1749 dhe vdiq në 22 mars 1832, jetoi një në një kohë në të cilën shpesh shkencëtarët, që sot quhen filozofë natyrorë, jepnin përkufizime në fusha të ndryshme të shkencës edhe pa një formim të caktuar mbi këto lëndë. Shkrimtari përmbushte këto dy kritere; kishte studiuar shkenca humane dhe ligje, por punët e tij shkencore mbulonin fusha të tjera si optika, gjeologjia, botanika ose anatomia e krahasuar. Ekuilibri i karrierës së tij shkencore mund të duket i pabalancuar. Zotëronte pjesën më të madhe të koleksionit privat të mineraleve të epokës së tij në Europë me pothuaj 18 000 ekzemplarë; mbrojtës i neptunizmit – teori e krstalizimit të deteve si origjinë e shkëmbinjve. Propozoi se të gjitha strukturat e bimëve lindnin nga një metamorfozë e  gjetheve dhe që në një farë mënyrë mund të gjendej “Urplanfze”; bima primordiale, e cila do të ishte gjethe në të gjithë tërësinë e saj. Në optikë mohoi teorinë njutoniane të dekompozimit të dritës së bardhë duke sugjeruar në vend të saj se ngjyrat shfaqen nga përzierja e dritës me errësirën. Për teorinë e tij të ngjyrave Gëte thoshte se ndihej më shumë krenar sesa puna e tij poetike.

Asnjë nga doktrinat e tij nuk bëjnë pjesë në shkencën aktuale. Megjithatë në dijen e  tij shquhet mbi të gjitha, përveç kockës që shpeshherë merr emrin e tij, përdorimi pioneer i termit dhe konceptit morfologji e aplikuar në organizimin e qenieve të gjalla. Ajo që solli Gëte ishte një vizion i krahasimeve morfologjike në botanikë dhe në anatominë e kafshëve në një kuptim më dinamik të zhvillimit të asaj që ishte bërë deri atëherë.

Një mënyrë e re e të parit të gjërave

Mbi të gjitha, më e shquara nga shkenca e Gëtes është vizioni i tij për shkencën vetë. Në fillim të shek XIX triunfonte iluminizmi i lindur në Francë duke ndjekur linjat e revolucionit të 1789 dhe që u kristalizua në shkencën karteziane, empirike dhe analitike ashtu siç i njohim edhe sot. I dha jetë edhe një kundër rryme të lindur nga rivaliteti historik mes Francës dhe fqinjit të saj, Gjermanisë. Aty romantizmi lulëzonte në shtrojën e spiritualizmit dhe ezoterizmit, ndërsa filozofi Immanuel Kant shpallte se perceptimi ynë për realitetin nuk është realitet, por një ndërtim. Në këtë kontekst lindi shkenca e Gëtes.

Kontributi i tij është njohja dhe aktualizimi i një mënyrë të re të të parit të gjërave, që sot e quajmë perspektiva e dukurive. Gëte i afrohej universit me qëllimin e të vlerësuarit të dukurisë në tërësi, në krahasim me disa anë reduktive të shkencës tradicionale analitike. Kërkimi i tij nuk ishte sasior, por cilësor dhe me këtë shpresonte të kuptonte natyrën në formën globale duke ekperimentuar si një specie e organizmit të gjallë.  Nga teoria e ngjyrave të Gëtes, filozofi Ludwing  Wittgenstein shkruajit: “Nuk është aspak një teori. Nuk mund të parashikosh asgjë përmes saj.” Megjithatë sipas ekspertëve nuk mund të thuhet që është e gabuar. Sipas Sepper-it  thjesht ka gabuar emër: “Mendonte se po punonte në fushën e optikës, por në pak vite kuptoi se materia e vërtetë e tij ishte ngjyra.” Sipas James Gleick gabimi i Gëtes ishte se besonte  se teoria e tij do të zëvendësonte atë të Njutonit, por kishte të drejtë kur shihte se skema e Njutonit nuk shpjegonte, as plotësonte një gamë dukurish mbi perceptimin e ngjyrave.

Një nga ndjekësit e shkencës gëtiane, austriaku Rudolf  Steiner themeloi antroposofinë, një filozofi ezoterike me pretendime shkencore që shërbeu per të krijuar agrikulturën biodinamike, praktikë agrare me frymëzim mistik që shumë shkencëtarë aktualë e cilësojnë si pseudoshkencë. Sipas Sepper-it nuk mund të fajësosh Gëten se çfarë kanë bërë të tjerët me idetë e tij; “Studimet ezoterike, spekulative shpesh dhe të pambështetura që e shihnin Gëten si babain e tyre nuk janë përgjegjësi e Gëtes, por e atyre që kërkojnë përgjigje shumë të thjeshta për pyetje të mëdha.” / bbvaopenmind.com – bota.al

Leave a Reply

Back to top button