Enciklopedike

Gabime trashanike të shkencës: Gjendet Planeti Vullkan

Screen Shot 2015-07-14 at 10.53.11Vullkan njihet më së miri sot si vendlindja në letërsi e stoikut Z. Spock tek StarTrek, por për më shumë se gjysmë shekulli ai konsiderohej një planet i vërtetë që vinte në orbitë përreth Mërkurit dhe Diellit. Më shumë se një astronom i respektueshëm ka pretenduar atëherë se e ka vënë re. Astronomët kanë vërejtur shumë mospërputhje në orbitën e Mërkurit. Në vitin 1860, matematicieni francez Urbain Le Verrier spekuloi që një planet i pavënë re që ushtronte një tërheqje gravitacionale ndaj Mërkurit mund të ishte shkaktar i orbitës së tij të çuditshme. Ai ia vuri emrin Vullkan. Një astronom i quajtur Edmond Lescarbault tha se e kish vënë re planetin një vit më parë. Të tjerë astronomë nisën të thonë se kishin vënë re më herët objekte që kalonin përpara Diellit. Kalimi herë pas here i objekteve që u ngjanin planeteve i bënte astronomët të ripërllogarisnin orbitën e Vullkanit. Pas eklipsit diellor të vitit 1878, që u dha astronomëve një shans të rrallë për të parë objektet që normalisht nuk shiheshin prej tij, dy astronomë raportuan se kishin parë Vullkanin apo objekte të tjerë brenda orbitës së Mërkurit. Le Verrier mori medaljen Legjioni i Nderit për shkak se kish parashikuar vendndodhjen e një planeti real: Neptunit. Ai vdiq në vitin 1877 duke besuar ende se kish zbuluar Vullkanin. U desh të vinte viti 1915, me fotografinë e përmirësuar dhe pranimin e teorisë së relativitetit nga Ajnshtaini, e cila shpjegoi çuditë e orbitës së Mërkurit, që kjo ide të harrohej./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button