Enciklopedike

Gabime trashanike të shkencës: Marsianët ndërtojnë kanale!

Screen Shot 2015-07-14 at 21.03.23Percival Lowell pa nga një teleskop nga maja e një kodre në Arizonë dhe vërejti sipërfaqen e Marsit të mbushur me kanale. Qindra milje të gjatë, ata shtriheshin në vija njëshe dhe dyshe që nga polet. Shpërndarës të ujit për banorët e etur të një planeti që po thahej, kanalet u panë si një tipar spektakolar i inxhinierisë, një përpjekje e dëshpëruar e marsianëve për të shpëtuar botën e tyre. Lowell ishte një astronom me influencë, dhe kanalet, të cilët ai i hartëzoi me një preçizion të lartë, u bënë një temë e debatit shkencor në fillimin e shekullit 20. Ne tani e dimë që kanalet nuk ekzistonin, po si nisi ky keqkuptim? Në 1877, Giovanni Schiaparelli, një astronom italian tha se kish parë kanale në sipërfaqen e Marsit. Kur raporti i tij u përkthye në anglisht, Canali, që në italisht do të thotë kanal, u përkthye si “Canal” që në anglisht ka kuptimin e kanaleve të bërë nga dora e nejriut.

Imagjinata e Lowellit u ndez nga zbulimet e Schiaparellit. Në 1894, ai ndërtoi një observator në Flagstaff, Arizona, dhe u fokusua tek Marsi. Të tjerë astronomë kishin vërejtur se disa zona të sipërfaqes së planetit dukej se ndryshonin me stinët – blu në të gjelbër gjatë verës dhe e kuqe në dimër. Këta ndryshime dukej se korrespondonin me rritjen dhe tkurrjen e poleve. Lowell besonte se shkrirja e tyre në verë mbushte kanalet me ujë, që furnizonte zona të mëdha vegjetacioni. Ai mbushi blloqe të tërë me shënime dhe vëzhgime e skica, si dhe krijoi globe që tregonin rrjetet e mëdha të kanaleve ujorë të ndërtuar nga marsianët. Ngatërresa e sistemit të kanaleve të Lowellit bëhet edhe më misterioze për faktin që duket se nuk korrespondon me asnjë tipar të planetit sot – megjithatë, ai herë pas here shihte të njëjtët kanale në po të njëjtët vende. Edhe në kohën e Lowellit, shumica e astronomëve të tjerë nuk arrinin të shihnin atë që ai shihte dhe teoria e tij u diskreditua nga shumica e komunitetit shkencor. Edhe sot e kësaj dite askush nuk e di nëse hartat e Lowellit ishin rezultat i lodhjes, iluzioneve optikë, ose ndoshta, modeli i enëve të gjakut në syrin e tij. Ashtu si çdo ide romantike, besimi tek kanalet marsianë ishte e vështirë të braktisej. Mundësia e jetës në planetin që ndodhet më pranë nesh na ka joshur prej shekujsh dhe vazhdon ta bëjë. Kanalet e Lowellit frymëzuan shkrimtarë fantastiko shkencorë si H G Wellsi dhe Ray Badbury. U deshën misionet Mariner në Mars në vitet 60 dhe 70 që të vërtetonin se nuk ka kanale në Planetin e Kuq./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button