Psikologji

Gabimet më të mëdha të edukimit të të rinjve…

Unë mendoj se gabimi më i madh i gjithë sistemit arsimor dhe edukimit, mendoj se është fakti që ai është zhytur në kërkim të verbër të njohurive dhe dijeve, duke mos e marrë parasysh aspak karakterin. Ka qenë përherë kështu dhe ende asgjë nuk ka ndryshuar. Ne nuk kemi bërë aspak progres në të kërkuarin e karakterit, të vendosmërisë, të vullnetit, apo të vlerave, edhe pse këto janë ato çfarë të ndihmojnë në të jetuarin e jetës.

Është shumë e thjeshtë për ta kuptuar këtë gjë. Nëse dikush që ti do, largohet nga kjo botë, as matematika, as anglishtja dhe as shkencat e tjera nuk do të të ndihmojnë. Kur kalon një periudhë të rëndë në jetën tënde, historia nuk mund të të shpëtojë dot. Kur ndërron qytet dhe do të nisësh një biznes tëndin personal, as njohuritë e tua në ekonomi nuk do të ndihmojnë mjaftueshëm. Ndaj, unë mendoj se gjërat më të rëndësishme në jetë, nuk mësohen në shkollë. Edhe pse ata që shkollohen mund të bëhen të suksesshëm në jetë, kjo nuk do të thotë se ata dinë ta jetojnë jetën siç duhet.

Sipas meje, gjithçka fillon me të kuptuarin e mënyrës se si duhet jetuar jeta dhe pastaj se si duhet “mbushur” mendja me njohuri. Gjithçka tjetër është e parëndësishme. Sot fëmijët mësohen të gjithë se si të përshtaten me sistemin arsimor dhe askush nuk bën përpjekje për ta përshtatur sistemin arsimor sipas çdo fëmije. Pastaj, të shtyrë të përshtaten me këtë system, fëmijët e sotëm rriten e bëhen të rritur që çdo gjë ia kanë diktuar të tjerët. Kur vjen moment që duhet të qëndrojnë vetë me këmbët e tyre në tokë, nuk munden dot.

Ne duhet ta përshtasim mënyrën e edukimit të të rinjve duke marrë parasysh se të rinjtë nuk janë ndryshe vetëm në aftësitë e tyre, por edhe në botëkuptimin e tyre. Ndaj, ne duhet të përpiqemi në mënyrë të përshtatur  t’i mësojmë të rinjtë se si ta përdorin mendjen e tyre për të jetuar siç duhet jetën e tyre. Vetëm kështu shoqëria jonë do të jetë e lumtur, dhe mjedisi ku do të jetojmë po ashtu…

Leave a Reply

Back to top button