Histori

GABIMET ME TE MEDHENJ NE HISTORI / Kur faraonët nisën të besojnë se ishin Perëndi

Screen Shot 2016-08-17 at 06.40.02GABIMI: INCESTI

A mundet që të trashëgosh një gabim? A mundet një e metë fatale, të përcillet nga brezi në brez, derisa gabimi bëhet kaq i madh, sa që çon në rrëzimin e një dinastie? Rreth vitit 1323 pes, në fund të jetës së Tij, faraoni 19-vjeçari Tutankhamun hedh një vështrim të fundit në mbretërinë e tij, në ndërtesat heroike të ngritura disa mijëra vjet para lindjes së tij, e që do të zgjasin për mijëra të tjerë: Vepra të perëndive! Por Tutankhamuni duhet të ketë menduar gjithashtu për gjendjen e tij; ai është një i ri i dobësuar, i gjymtuar, më shumë monstër se sa zot, aq sa me zor lëviz pa ndihmën e të tjerëve. Në hijen e piramidave të mëdha dhe tempujve të madhërishëm për të vdekurit, faraoni i ri duhet të luftojë çdo ditë kundër dhimbjes makabre që i përshkon kockat. Sa shpesh e ka mallkuar këtë trup! Deformimet, çalimi – dhe gjithmonë, kjo dhimbje e pafund. As nuk është bekuar me fëmijë: dy vajza i kishin vdekur pa lindur. Kur Tutankhamuni vdes në vitin 1323 para Krishtit, merr fund një histori e gjatë vuajtjesh. Një që kishte filluar rreth 230 vjet më parë, me një rast vetëbesimi fatal.

Është Ahmose I, themeluesi i dinastisë së 18 të Egjiptit, i cili pretendonte se faraonët jana perëndi në tokë dhe duhet të bëjnë fëmijë, vetëm me hyjnitë e tjera. Ai u martua mee motrën nga babai, Ahmose-Nefertari, dhe biri i tij u martua me një nga motrat e tij. Të vendosur për të mbajtur gjakun e tyre të pastëe, Faraonët e ngushtojnë edhe më shumë rrethin e të afërmve: bijtë martohen me nënat dhe gjyshërit martohen me mbesat e tyre. Egjiptianët nuk ishin të vetëdijshëm për pasojat e incestit, por efektet e tij mund të shihen qartë në bustet dhe statujat e zbuluara nga arkeologët dhe në skanimet me rreze X të mumjeve. Kafka e zgjatur dhe shtylla kurrizore e shtrembër janë të zakonshme. Ndoshta Faraoni Akhenaten vëren degjenerimin gradual të familjes së tij, sepse ai martohet me Nefertitin – një grua nga një linjë gjaku e veçantë. Por djali i tij Tutankhamun, martohet me motrën e Tij – dhe pasojat janë fatale.

Mbreti i ri shfaq shenja të defekteve gjenetike që në moshë të re – çdo ditë është si torturë. Ai nuk ka shpresë për të patur trashëgimtarët që jetojnë. Pas vdekjes së tij, shpërthen një luftë brutale për pushtet, gjatë së cilës vritet edhe nëna e Tutankhamunit. Egjiptianët e fuqishëm bien në kthetrat e gjeneralëve dhe kontrollin e merr Gienerali Horemheb.

Është e vështirë të hamendësosh rrugën që mund të kishte marrë Dinastia e 18, nëse Ahmose nuk do të kish marrë mori vendimin tragjik për t’u riprodhuar vetëm brenda familjes së tij. Pavarësisht nga sëmundjet gjenetike, dinastia e 18 ndërtoi përmendore të mëdha dhe gëzoi suksese ushtarake dhe ekonomike. Nën Akhenatenin, trazirat serioze filluan të shtohen dhe kur problemet gjenetike vdiqën bashkë me Tutankhamunin, egjiptianët ishin pranë rënies. Vetëm nën dinastinë e 19-të të Raamsesit I, fuqia botërore fillon të lulëzojë përsëri. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button