Enciklopedike

Gabimet ushtarakë që ndryshuan historinë e botës: Dunkerque (1940)

 

Screen Shot 2015-07-17 at 21.28.26Vija mbrojtëse e Maginot është e pamposhtur, mendonte Hitleri, por ka një defekt të vogël, nuk mbërrin deri në det dhe ndërpritet në kufi me Belgjikën. Falë këtij detaji gjermanët nuk bënë gjë tjetër vecse e anashkaluan, duke kaluar pikërisht nga Belgjika dhe Ardenet.

Kështu pra, fushata e Francës, që nisi në 10 maj 1940, zgjati pak më shumë se një muaj dhe përfundoi me një fitore të shpejtë të gjermanëve që befasoi mbrojtësit statikë francezë që gjendeshin tashmë të mposhtur, dhe me linjën mbrojtse Maginot të paprekur.

Dy manovrat brilante gjermane mbanin megjithatë embrionet e humbjes. Në 24 maj, Panzerat gjermanë ndalen në fakt disa kilometra larg prej trupave aleate në Dunkerque për shkak të një urdhëri të papritur dhe të pashpjegueshëm të dhënë direkt nga Fyhreri. Rommel dhe Guderian janë gati të nisin sulmin final. Hitleri megjithatë ka frikë se mos tanket e tij të rëndë ngecin në rajonin e lagësht e të mbushur me lumenj e kanale. Vec kësaj, për arsye propagandistike, mendohet që është Luftvaffe e re që duhet të marrë një rol vendimtar në fazën finale të luftës dhe jo ushtria “e zakonshme”, për më tepër e udhëhequr nga elementë jo aq pranë partisë nacional socialiste, si Rommeli apo si Guderiani.

Mes dyshimit dhe pasigurisë, rezultati ishte që Hitleri, për herë të parë përjashtoi nga vendimet këshilltarët e tij të OKH, komanda e lartë gjermane, dhe kundër mendimit të të gjithëve urdhëroi ndalimin e tankeve që ishin duke vënë përpara kundërshtarët. Guderian u ndal 20 kilometra larg nga Dunkerque, Rommel qëndroi në bazë dhe humbi një pjesë të madhe të vlerësimit që kishte për Fyhrerin.

Për anglezët ishte një mekulli e papritur: në tre ditët e pauzës kryen një operacion logjistik të jashtëzakonshëm. Royal Air Force siguroi dominimin ajror ndërkohë që 800 anije të të gjithë llojeve u shfrytëzuan për të transportuar trupat nga kontinenti. Në tetë ditë u evakuuan 338 mijë ushtarë, por në fushë mbetën afro 2 mijë topa, 60 mijë automjete, 76 mijë ton municione, 600 mijë ton karburant dhe furnizime të cdo lloji. Kur gjermanët pushtuan Dunkerque, në 4 qershor, ishte tashmë shumë vonë: pjesa më e madhe e trupave angleze dhe franceze ishte tashmë përtej kanalit.

Operacioni Dinamo (ose “evakuimi i Dunkerque”) kish qenë një sukses. Trupat angleze kishin shpëtuar dhe Britania e Madhe, ndonëse tashmë e varur nga SHBA, edhe për shkak të sasisë së madhe të materialit që kish humbur, ishte gati të përballte një fazë të re dhe të gjatë të luftës./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button