Histori

Gafat që ndryshuan historinë e botës: LUFTA E KORESË

Screen Shot 2015-09-10 at 22.38.10

Në 27 tetor 1950 ushtria kineze kaloi lumin Yalu, duke hyrë në territorin koreano verior. Ishte fillimi i fazës më dramatike të Luftës së Koresë, konflikti që përfaqësonte momentin më të acaruar të luftës së ftohtë. Mundësia që të ndodhte një përplasje bërthamore, duke e zgjeruar konfliktin në nivel global, nuk ishte kaq e largët. Sulmi kinez u materializua disa muaj pas fillimit të konfliktit, shkaktuar nga pushtimi i Koresë së Jugut prej Koresë së Veriut.

Pas një faze të parë fitimtare, ndërhyrja e trupave ndërkombëtare nën mandatin e OKB e vuri në mbrojtje Korenë e Veriut. Në pak muaj trupat aleate, duke rimarrë territorin e pushtuar, u drejtuan për në veri drejt kufirit me Kinën. Udhëheqësit ushtarakë amerikanë injoruan paralajmërimet e përsëritur të kinezëve për të mos kaluar paralelin 38, paralajmërime që bëheshin gjithnjë e më këmbëngulës me afri- min e trupave amerikane. Reagimi ushtarak kinez, që angazhoi 260 mijë vetë pati një efekt shkatërrimtar mbi trupat amerikane, të detyruara të kryenin tërheqjen më të madhe të historisë së tyre. Brenda pak javësh trupat komuniste, pavarësisht humbjeve të mëdha, rimorën të gjithë gadishullin koreano verior, duke cliruar kryeqytetin Fenian dhe duke u vendosur përgjatë paralelit 38.

Ndonëse Bashkimi Sovjetik mbështeste Korenë e Veriut, vendosi të mos përfshihet në konflikt. Stalini, në takimin me liderët kinezë dhe koreano veriorë kundërshtoi furnizimin e tyre me armë dhe njerëz. Për këtë arsye ndërhyrja kineze, ndryshe nga sa kishin menduar amerikanët, drejtohej nga Pekini. Në fillim të vitit 1951 presidenti amerikan Truman, që deri atëherë kishte mbështetur veprimet e McArthur, duke iu druajtur një zgjerimi të konfliktit, preferoi që ta zëvendësojë me më të moderuarin Mattheu Ridguay. Ishte 11 prill dhe pak muaj më vonë, me sugjerim të Bashkimit Sovjetik, filluan tratativat për një zgjidhje të konfliktit. Përvec një ofensive të dytë kineze që nisi në 22 prill, pothuajse menjëherë e frenuar nga trupat aleate, fronti u stabilizua përreth paralelit 38.

Negociatat e paqes, pas shtyrjeve dhe fërkimeve të vazhdueshëm, u përmbyllën në 27 korrik 1953 me firmosjen e një armëpushimi që rivendoste situatën e para konfliktit dhe krijimin e një zone të demilitarizuar. Korea mbeti e ndarë në dy shtete: Korea e Veriut, me kryeqytet Phenianin dhe Korea e Jugut, me kryeqytet Seulin. Ajo e Koresë, e quajtur shpesh “lufta e harruar” shkaktoi pothuajse 3 milionë të vdekur dhe e coi botën një hap larg luftës bërthamore. Pas këtyre ngjarjeve, Lufta e Ftohtë pësoi një acarim të fortë duke i cuar dy blloqet në pozicione gjithnjë e më drastikë e të largët mes tyre. Gabimi i vlerësimit të sulmit kinez pati pasoja dramatike ushtarake; lufta do të kish mundur të përfundonte pothuajse menjëherë, por paaftësia për të parashikuar reagimin kinez solli një zgjatje të konfliktit. Armëpushimi nuk u prit pozitivisht nga dy Koretë dhe pasojat shihen edhe sot, me një paqëndrueshmëri të fortë që shpesh herë shfryhet në përplasje dhe sulme politikë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button