Histori

Gafat që ndryshuan historinë e botës: Pushtimi i Gjirit të Derrave

Screen Shot 2015-09-13 at 08.44.49

Eshtë viti 1961. Fidel Kastro ka pak kohë që ka mposhtur Batistën, duke eksportuar revolucionin në Kubë. Mërgimtarët kubanë në SHBA janë kundër dhe, me mbështetjen e presidentit Eisenhouer, formojnë një “ushtri çlirimtare” – nën drejtimin e CIA-s – në disa baza të fshehta në Guatemalë. Janë vitet gjashtëdhjetë të nëntëqindës dhe Lufta e Ftohtë zien. 16 avionë të vjetër B26 janë gati të ngrihen nga Nikaragua si forcë mbështetëse për ushtrinë prej 1400 emigrantësh kubanë, të gatshëm të zbarkojnë në ishull. Plani i projektuar nga CIA është gati, operacionet po zhvillohen dhe John Fitzgerald Kennedy nuk dëshiron t’i ndërpresë. Ka frikë mos përhapet lajmi që SHBA kanë stërvitur imigrantë kubanë, pa ditur më pas t’i dërgojë në luftim. Por plani bazohet i gjithi në bindjen, me sa duket të pajustifikuar, se të paktën 20 mijë kubanë, plus 2500 luftëtarë të rezistencës kundër Kastros janë gati të rebelohen në një ushtri të rregullt prej 200 mijë vetësh. Llogaritë janë bërë gabim dhe e vetmja shpresë e agjentëve të CIA është ajo që SHBA dhe presidenti Kennedy, duke dashur të shmangin një humbje, që në çdo rast do i shihte të përfshirë, në fund do të përfshihen në operacion.

Në 14 prill 1961 trupat e pushtimit nisen në bordin e pesë anijeve të vogla drejt Kubës. Në 17 prill imigrantët zbarkojnë në gjirin e Derrave dhe pranë Playa Giron. Vendi i zbarkimit, ndryshe nga parashikimet, është pranë një kulle transmetimi që paralajmëron menjëherë Havanën. Askush nuk rebelohet ndaj Kastros, që ka kohën dhe shansin të arrestojë 200 mijë të dyshuar. B26, pas një sulmi të parë të dështuar, rikthehen të eleminojnë avionët e mbetur kubanë, por nuk koordinohen me avionët gjuajtës që i mbështesin, gabojnë orarin dhe mbërrijnë në Kubë të pambrojtur; katër pilotë amerikanë, që kishin zëvendësuar pilotët e lodhur kubanë, mbeten të vrarë. Veç kësaj, imigrantët që kanë zbarkuar nuk janë ushtarë ekspertë dhe mbështetja e SHBA nuk vjen.

Ushtria e Kastros nuk humbet kohë dhe rrethon menjëherë “pushtuesit” me forca të pakalueshme. Pas 64 orësh, imigrantët janë të burgosur në Havanë. Misioni dështon. Kastro forcon pushtetin e tij duke u bërë që atëherë Lider Maximo dhe duke u afruar gjithnjë e më shumë me BRSS, ndërkohë që presidenti i SHBA nuk kish arritur të pengonte një operacion tek i cili, për më tepër, nuk besonte. Udhëheqësi rus, Nikita Hrushov bindet në atë pikë që Kennedy është i dobët dhe e sfidon. Për disa ditë bota gjendet në prag të një lufte bërthamore. Në fund fiton mirëkuptimi dhe dy udhëheqësit gjejnë një marrëveshje. Por që nga ajo ditë, vetëdija se mjafton një gjë e vogël për të çuar njerëzimin drejt apokalipsit bëhet evidente. Asgjë nuk do të ishte më si më parë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button