Nga Ian Smith & Robin Wigglesworth
Tregu global i aksioneve përjetoi këtë javë një tronditje marramendëse. Një “ushtri” në rritje tregtarësh ditorë, ka qenë faktori kryesor i rimëkëmbjes së çmimit të aksioneve që nga nisja e shitjes së tyre në marsin e vitit të kaluar, kur një përzierje e bllokimeve, normave të ulëta të interesit dhe garave sportive të anuluara, inkurajuan gjithnjë e më shumë investitorë të përditshëm që të provonin fatin e tyre në tregun e aksioneve.
Kjo tendencë është përshpejtuar që nga fillimi i këtij viti, teksa bordi i drejtues i “Reddit”, dhe komuniteti i tij i zgjeruar me shpejtësi r/WallStreetBets, kanë arritur që ta kanalizojnë energjinë e anëtarëve të saj tek një pjesë të madhe e aksioneve që më parë ishin të padëshiruara. Rezultati ka qenë një javë e trazuar për këto aksione, të cilat kanë pësuar një rritje frenetike të vlerës së tyre, duke nxitur një shitje masive të tyre në të gjithë botën.
Blerjet masive kanë shkaktuar kufizime të tregtisë në bursa, si dhe kufizime nga ndërmjetësit për atë që lejohen të blejnë klientët. Paqëndrueshmëria e përgjithshme në tregun e aksioneve është rritur, ndërsa njerëzit përtej industrisë së financave janë fokusuar tek beteja midis Wall Street dhe investitorëve individualë.
Po si u arrit deri këtu?
Për muaj me radhë, disa përdorues të Reddit, kanë promovuar dhe nxitur investimin në aksionet e kompanisë“GameStop”, një shitëse me pakicë e video-lojërave, duke përjetuar një kthesë të vërtetë përballë konkurrencës së ashpër në internet.
Emërimi si drejtues i bërë nga bordi i themeluesit të“Chewy”, Ryan Cohen, u dha atyre rritjen e parë të madhe në fillim të janarit. Por çështja e investimeve që ata paraqitën u forcua nga një çështje teknike madhore:mundësia për të përfituar duke vepruar kundër “Melvin Capital” dhe institucioneve të tjera financiare që kishin vënë bast se çmimi i aksioneve të GameStop do të binte.
Institucione të tilla bëjnë para nga shitja përmes këtyre manovrave, duke parashikuar në fakt se çmimi i aksioneve do të bjerë akoma më shumë. Kompania e investimeve merr hua në aksionet e kompanisë në fjalë dhe i shet ato, me shpresën se do t’i blerë sërish me një çmim të reduktuar, duke futur në xhep diferencën.
Në një moment, më shumë se 100 për qind e aksioneve të GameStop ishin dhënë në huazim – një lëvizje e çuditshme e nxitur nga fakti që një aksion mund të huazohet, shitet dhe ri-huazohet shumë herë. Tregtarët e kuptuan se nëse ata në të vërtetë mund të ndikonin në rritjen e vlerës së aksioneve, kjo do të bënte që shitësit të besonin në fitimin e tyre bazuar në spekulimin se çmimi i aksioneve do të bjerë, dhe do të të përballeshin me humbje të mëdha, duke i detyruar ata t’i blinin sërish aksionet për të mbuluar humbjet.
Por më pas ata do të thellonin humbjet për kompani të tjera të ngjashme, duke shkaktuar një rritje të çmimit të aksioneve. Kjo strategji e ashtuquajtur “short squeeze” (shtrydhje e përkohshme) rezultoi e suksesshme, teksa Melvin dhe një tjetër shitës i ngjashëm, Citron Research, e mbyllën operacionin me një humbje të konsiderueshme. Shitës të tjerë të njohur në këtë fushë, si “Muddy Waters”, lëvizën me shpejtësi për t`u tërhequr nga bastet e tyre mbi zhvleftësimin e aksioneve në kompani të tjera.
Si tregtia e opsioneve, e ushqeu paqëndrueshmërinë e tregut
Lëvizjet dramatike të tregut të aksioneve – në GameStop dhe gjetkë – janë nxitur gjithashtu edhe nga etja e tregtarëve ditorë për opsione, të cilat i ofrojnë blerësit të drejtën për të blerë (opsione thirrje), ose shitur (vendosur opsione) një aksion në një marrëveshje të para-dakordësuar “çmimi goditës” brenda një periudhe të caktuar kohore.
Kur një investitor blen një thirrje – në fakt një bast sipas të cilit çmimi themelor i aksioneve do të rritet akoma më shumë- banka ose firma tjetër që e shet opsionin është në rregull për t’ia dorëzuar aksionet investitorit me çmimin e rënë dakord nëse arrihet marrëveshja.
Për të mbrojtur veten, tregtari do të blejë vazhdimisht aksione,teksa kostoja e tyre lëviz drejt “çmimit goditës”, që inkurajon rritjen e mëtejshme të çmimit bazë të aksioneve të tjera.
Disa analistë thonë se turma e tregtarëve ditorë të aksioneve në bursa, ka mësuar që t’i përdorë si “armë” këto dinamika, duke ditur që nëse ata vendosin të bëjnë një mori blerjesh të organizuara, duke i shtyrë çmimet e aksioneve drejt “çmimit goditës”, i ashtuquajturi aktivitet mbrojtës do të nxisë akoma më shumë blerësit. Ky efekt mund të zmadhohet nga kompani të caktuara që kanë dhënë një pjesë të madhe të aksioneve hua tek shitësit që tregtojnë duke parashikuar rënien e vlerës së aksioneve.
Zmadhohet “short squeeze”
Episodi GameStop u përhap me shpejtësi përtej shitësve me pakicë, në aksione të tjera që janë nën vëmendjen e shitësve të aksioneve në rënie, si kompania kinematografike e goditur rëndë nga pandemia “AMC Entertainment” dhe ish pronari i “Financial Times” Pearson.
Dhe ai u bë një fenomen global:Të premten, aksionet e kampanisë malajziane“Ruber Gloves” u rritën pasi u promovuan nga përdoruesit e r/BursaBets. Dhe nuk është e kufizuar veëm tek aksionet: çmimi i argjendit është rritur ditët e fundit pas thirrjeve nga përdoruesit e “Reddit” për të ulur çmimin e një fondacioni që mbështetet tek këmbimi i argjendit.
Por “Reddit” nuk ka pasur gjithçka në dorën e vet. Bursa të enjten u karakterizua nga ndalesa të shumta tregtare dhe lëvizje shumë të paqëndrueshme të çmimeve për aksionet më të kërkuara. GameStop ra më shumë se 40 për qind atë ditë, ndërsa AMC ra më shumë se 50 për qind, kur ndërmjetësit lëvizën për të kufizuar blerjet e reja.
Çfarë ndodh më pas?
Shumë analistë kanë paralajmëruar se investitorët individualë që po grumbullojnë këto lloj aksionesh që sot kanë një çmim të fryrë, rrezikojnë humbje të mëdha kur të zbehet euforia – ose kur bizneset të përfitojnë nga rritja e çmimeve të aksioneve të tyre, të zbutura më parë për të grumbulluar një kapital të ri, duke zbehur forcën e aksionerëve ekzistues.
Gjithsesi “efekti Reddit” nuk duket se po zhduket shumë shpejt. Si GameStop dhe AMC u rritën fuqimisht në bursa edhe të premten. Fondet mbrojtëse që janë të etura të deshifrojnë lëvizjet e“Reddit”, për të parë se cili aksion do të tërheqë vëmendjen e komunitetit të tregtisë ditore. Dhe anëtarësia e r/WallStreetBets po vazhdon që të shtohet.
Në këtë proces, është duke u testuar modeli i biznesit të ndërmjetësuesve pa komision, dhe shitësit e aksioneve në rënie-që luajnë një rol të rëndësishëm në zbulimin e çmimeve dhe zbulimin e mashtrimeve të korporatave – thonë se po veprojnë mëme“mençuri”në lidhje me kompanitë që synojnë t`i blejnë ato. Çështja kryesore tani është nëse rregullatorët do të ndërhyjnë për të frenuar spekulimet. / “The Financial Times” – Bota.al