Analiza

GARA HAPESINORE 2 / SHBA i duhet një shkundje

Një sukses i Putinit do të rindizte frymën kenediane

Nga Gianni Riotta

Screen Shot 2015-04-18 at 11.56.25 AM

Në romanin “Në llogoret e Stalingradit”, shkrimtari Viktor Platonoviç Nekrasov imagjinon mundimet e një oficeri rus, Georgi Akimoviç, “i dashuruar me fabrikën e tij”, të ndërtuar me duart e veta, vidë për vidë dhe që duhet ta shkatërronte, për të mos rënë në duart e nazistëve.

Akimoviç zihet me të gjithë, mbi të mirat dhe të këqijat e teknologjisë sovjetike, e kritikon i shqetësuar, por duke shpresuar se është më e mira. Paradoksi midis patriotizmit dhe ndjenjës

së inferioritetit, në sfidën teknologjike ndaj Perëndimit, është prej shekujsh pjesë e ADN-së së

Moskës.

Edhe i përgjumuri Oblomov, i romanit të Gonçarov, kundërshtohet nga hiperdinamizmi i mikut

të tij Shtolc, që do e dëshironte më shumë aktiv, dhe nuk ka dyshim se në cilën anë është udhëheqësi rus Vladimir Vladimiroviç Putin në këtë mosmarrëveshje. Për të, Rusia e re duhet duhet të dëbojë qetësinë romantike të Oblomovit dhe dyshimet e Akímoviçit, duke u fokusuar në krenarinë e vendit që i pari, me babaxhanin Juri Gagarin, dërgoi një njeri në hapësirë.

Pak dëshirë për të shpenzuar

Sa duket skeptike, e pamagjepsur, e ndarë nga politika dhe e shkatërruar nga mediat sociale  Amerika e Barak Obamës ndaj Putinit, që i freskët nga shitja e raketave anti-ajrore S-300 Iranit, flet me krenari për “programin e ri të hapësirës”? Amerikanët nuk kanë një traditë të dyshimit, mbi teknologjinë e prodhuar në SHBA.

Përkundrazi, Mark Tuein në përrallën “Një amerikan në oborrin e Mbretit Artur”- kundërvë me ligësi zgjuarsinë e Jenkive, të aftë për të ndërtuar edhe pa patur gjë në dorë, në raport me obskurantizmin mesjetar europian. Megjithatë, sot që NASA duhet të lypë për fonde, vetëm 22 përqind e amerikanëve kërkojnë që buxheti i agjensisë së hapësirës të rritet. Kjo skicon besimin ndaj epokës së Kenedit mbi “kufirin e ri” të kozmosit, ndërsa në Rusi 47 përqind deklaron se çdo

rubël e investuar në hapësirë, është e mirëpritur.

Në fjalimin e tij të fundit mbi gjendjen e unionit, presidenti Obama kënaqi ithtarët e hapësirës duke cituar NASA-n në dy paragrafë, vlerësuar komandantin Skot Keli për misionin e tij 1-vjeçar, dhe duke shtuar një shënim mbi tekstin e parapërgatitur ”Jemi shumë krenarë për të”, që prej kohsh nuk ishte dëgjuar.

Agjensia Novosti siguron se megjithë shkurtimet dhe inflacionin e rublës, Kremlini do të derdhë jo më pak se 3400 miliardë rubla (57 miliardë euro) për garën hapsinore. Obama nuk po ia arrin të bindë një Kongres ngurrues, se votuesit janë vërtetë të etur për të shpenzuar më shumë dollarë për projektet e këtij viti, për shembull çuarja e një njeriu në orbitë rreth Marsit brenda vitit 2030. Misioni duhet të zgjasë së paku 3 vjet, duke përfshirë udhëtimin dhe ndalimin në planetin e kuq, paraprirë nga prova të gjata në orbitën hënore.

Ashtu si në vitet ‘60

Debati mbi misionin, i organizuar nga faqja e internetit “Slate” përçan menjëherë:më mirë astronautet gra, konsumojnë më pak kalori dhe peshojnë më pak, si të mos mërzisësh ekuipazhin gjatë fluturimit, do të mposhten apo jo pilotët duke mos parë më tokën, sikurse personazhi që luan Xhorxh Klunej në filmin “Grabitet?

Dhe së fundmi, ligji ndërkombëtar të lejon apo jo “të blesh” një asteroid, nëse po, qytetarëve dhe kompanive? Amerika e vitit 2015, pak romantike, shumë konfliktuale, tejet sipërmarrëse, mjaft narcisiste. Për ta zgjuar, si në vitet ’60, do të duhet një sukses rus i nipërve të Georgi Akimoviç:të shohim nëse Putin do t’ia dalë./Republblica/ Bota.al

Leave a Reply

Back to top button