Magazine

Gara për Hënën: Akti II

Kina, Japonia, Europa, Rusia, Amerika… Po fillon gara për kolonizimin e Eldorados, satelitit tonë: të ashtuquajturat Maja të Dritës së Përjetshme, janë bërë objekt dëshirash për fuqitë e mëdha.  Po çfarë ka konkretisht në Hënë, aq e çmuar sa për të shkaktuar një “luftë” të re? A i pengon gjë fuqitë e mëdha, që të nisin këtë garë të ethshme për territore atje lart? Lojërat “e pista” që mund t’i japin avantazh, kujt hedh hapin i pari. Pakëz historik i një gare, e cila me sa duket, nuk ka pushuar asnjëherë. A do të ketë një rikthim në Luftën e Ftohtë?

Hena Akti II

Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë, e ka quajtur peizazhin e satelitit tonë “një shkreti madhështore.” Më tej saktësoi se kjo gjetje ishte e tija: në fakt, duke qenë se ishte i dyti që zbriste nga moduli hënor, NASA nuk i kishte përgatitur një frazë historike si të parit, Neil Armstrongut, astronauti i cili kishte bërë “një hap të vogël për njeriun, një kërcim gjigand për njerëzimin”. Por, në dekadën e ardhshme “shkretia madhështore” mund të popullohet: ka nisur gara për të “zënë” zonat më të vlefshme hënore, një garë ndërkombëtare dhe gjigante “për Eldoradon”.

“Të vetmet rregulla që duhen respektuar janë ato të Traktatit të Hapësirës së jashtme, firmosur në ’67, i cili pengon shtetet apo kompanitë që të nxjerrin burime nga trupat qiellorë, apo të ngrejnë stacione kërkimore. Dhe duke qenë se vetëm pjesë të vogla të sipërfaqes hënore – si Majat e Dritës së Përjetshme, burime të mrekullueshme të energjisë diellore në afërsi të dy poleve – janë me të vërtetë të përshtatshme për këto qëllime, ekziston rreziku i konkurrencës së ashpër. Megjithatë, Traktati i hapësirës së jashtme është i lehtë për t’u anashkaluar. Mund të tërhiqesh prej tij nëse lajmëron …

[real3dflipbook id=”1265″]

Leave a Reply

Back to top button