Jeb Bushi është favoriti për kandidimin nga ana e republikanëve në zgjedhjet presidenciale për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016. E ka shkruajtur Uashington Post, duke nënvizuar se tërheqja e Mitt Romneyt paraqet megjithatë “sfida të rrezikshme” për Bushin. Në një moment kur partia republikane është në kërkim të identitetit të saj, për Bushin humbja e Romneyt si rival mund të nënkuptojë tërheqjen nga vetja të vështrimeve kritikë nga pjesë të ndryshme të partisë.
Ish guvernatori i Floridës shihet në fakt me skepticizëm nga krahu më i djathtë i partisë, sepse është shumë i moderuar. Dhe fytyrat e shumta të reja që kanë dalë kohët e fundit mund të sjellin një shpërndarje të votave brenda partisë, vota që me Romneyn në garë, do të ishin përqëndruar pothuajse të gjitha tek ish kandidati në vitin 2012 dhe mbi Bushin. Kështu, kuotat e guvernatorit të Nju Xhersit, Kris Kristi, senatorit Marko Rubio dhe guvernatorit të Uiskonsinit Skot Uokër rriten, mbi të gjitha mes republikanëve që duan të ndërrojnë faqe.
bota.al
1 minute read