Enciklopedike

“Gënjeshtrat” e kohës kur flasim për historinë

Historia në përgjithësi magazinohet në trurin tonë si një linjë e vazhdueshme, e ndarë në periudha, të cilave u kuptojmë vetëm pjesërisht kohëzgjatjen dhe kompleksitetin. Duke vënë përballë epoka dhe vende të Tokës, mund të vetëdijësohemi se sa shpesh historia mund të na “gënjejë”, ose thjeshtë të na bëjë të buzëqeshim.

01Shumë kohë më parë, në një galaksi të largët… Në vitin 1977, kur dilte episodi i katërt i Luftërave Yjore, në Itali ekzistonte ende krimi i nderit, që u abrogua vetëm në vitin 1981. Në Francë ekzistonte ende dënimi me vdekje dhe kryhej me gijotinë.

02Kleopatra dhe Piramidat – Lindja e Kleopatrës është më pranë ndërtimit të piramidës së Luvrit (1989) se sa ndërtimit të PIramidave të Gizës (2560 para Krishtit). Mbretëresha e Egjiptit ka lindur në fakt rreth vitit 60 para Krishtit. E ndajnë pra 2500 vjet nga Piramida e Keopsit dhe 2049 nga ajo e Parisit.

03116 përballë 109 vjet. Personi më i moshuar që është ende gjallë, Misao Okava ka mbushur 116 vjec në mars. Datëlindja e saj (1898) është më pranë datës së revolucionit francez, se sa vitit 2015.

04Dyfishi. Nëse je duke mbushur 50 vjec duhet të ndihesh pakëz më ngushtë. Në fakt, gjatë jetës tënde popullsia e botës është më shumë se dyfishuar. Në vitin 1968, mbi Tokë banonin afro 3.5 miliardë persona. Sot i kemi kaluar 7 miliardët.

05Shumë fotografi. Cdo dy minuta bëjmë më shumë fotografi, nga sa janë bërë gjatë gjithë Tetëqindës. Sipas disa vlerësimeve, në vitin 2014 kemi shkrepur 10% të të gjithë numrit të fotografive që janë bërë ndonjëherë gjatë historisë, duke përfshirë me smartphone, autofotografi dhe kafshë që fotografohen aksidentalisht.

06Piramidat azteke, më të vona se Universiteti i Bolonjës. Pak vetë e dinë se kryeqyteti i perandorisë azteke, Tenochtitlan u themelua në vitin 1325. E habitshme, po të mendosh që viti i themelimit të Universitetit të Bolonjës, më i vjetri në Europë, është 1088./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button