Horizonti.al

Gënjeshtrat më të mëdha për trurin: Eshtë gri

Screen Shot 2015-07-19 at 11.56.23E pavërtetë. Ta themi qartë, truri i parë “për së gjalli” nuk është një gjë që ia vlen ta shohësh: i vendosur në laboratorë merr një pamje si në gri, me anim nga e verdha. Por sa kohë është i gjallë, truri ka edhe ngjyra të tjera: ngjyrë e kuqe, për shkak të pranisë së enëve të gjakut që e pëshkojnë; i bardhë, për shkak të ashtuquajturës substancë e bardhë, e cila përfshin fijet nervore që lidhin qindra-miliarda neuronet e pranishme në brendësi të tij; dhe ngjyrë të zezë, tek substantia nigra, një formacion nervor me ngjyrë të errët dhe që përfshihet në disa funksione motorike. Natyrisht, është edhe grija e materias gri, bashkë me trupat e neuroneve: por emri shërben mbi të gjitha për ta dalluar nga ngjyra e çelët e substancës së bardhë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button