Analiza

“Germanwings” dhe kufijtë e sigurisë

Kjo përplasje kaq e tmerrshme kristalizon edhe një rrezik, të cilin nuk ka sasi detektorësh metali, roje sigurie apo leksione përpara nisjes së avionit, që mund ta parandalojnë ndonjëherë. Njerëzit sillen shpesh në mënyrë jo të arsyeshme. Në panik, zhyten në depresion, përqafojnë ekstremizmin. Dhe ende – edhe në epokën e dronëve dhe bombarduesve pa pilotë – një djalë i ri me qëllim të gabuar, është i aftë të rrëzojë një avion për pak minuta

Screen Shot 2015-03-27 at 20.13.00Bloombergview

Për një çast, afër fundit, tingull i vetëm që dëgjohej ishte frymëmarrja e një personi të vetëm. Ishte zëri i dikujt që kryen një veprim të pamatur. Dhe pastaj ulërimat e 149 njerëzve çjerrin ajrin. Do të ketë boll kohë për të diskutuar pikërisht mbi atë që ndodhi me Germanwings Fluturimin 9525, që u rrëzua të martën në Alpet franceze, me sa duket për faj të bashkë-pilotit të tij.

Do të ketë gjithashtu kohë, për të debatuar sesi mund të parandalojmë tragjedi të tilla në të ardhmen, si mund të bllokohen dyert e kabinës, si duhet të ekzaminohen pilotët në të gjitha aspektet, apo sa autoritet duhet të ketë një ekuipazh fluturimi. Dhe po ashtu do të ketë mjaft kohë për të analizuar psikologjinë e Andreas Lubicit, bashkë-pilotit 28-vjeçar, për të cilin hetuesit thonë se e drejtoi aeroplanin drejt një përplasje fatale.

Tani për tani është mjaft e thjeshtë për të vërejtur se ai ishte një qënie njerëzore – dhe si i tillë ka qenë subjekt i shastisjes emocionale, si pasojë e motiveve dhe frikës që nxeh shpeshherë shpirtin njerëzor. Kjo është pjesë e asaj që e bën këtë përplasje kaq të tmerrshme: kristalizon edhe një rrezik, të cilin nuk ka sasi detektorësh metali, roje sigurie apo leksione përpara nisjes së avionit, që mund ta parandalojnë ndonjëherë.

Njerëzit sillen shpesh në mënyrë jo të arsyeshme. Në panik, zhyten në depresion, përqafojnë ekstremizmin. Ne jemi impulsivë dhe të prirur për të kryer veprime jo të drejta. Ne biem në gjumë dhe e humbasin përqëndrimin. Me pak fjalë, bëjmë gabime. Për të gjitha këto arsye, akti i fluturimit është bërë gjithnjë e më i automatizuar me kalimin e viteve, aq shumë sa edhe pilotët që punojnë mund të “mplaken” duke qëndruar kot në kabinë. Dhe ende – edhe në epokën e dronëve dhe bombarduesve pa pilotë – një djalë i ri me qëllim të gabuar, është i aftë të rrëzojë një avion për pak minuta.

Një ditë, qielli mund të jetë i lirë nga pilotët njerëz, ndërsa aeroplanët do të udhëtojnë të drejtuar nga robotët, nga ngritja deri në ulje. Natyrisht që një sistem i tillë do të ketë ndërlikime, dhe pasojat e saj. Dhe ky rrezik do të kërkojë me siguri ende të dhëna dhe mbikëqyrje nga njerëzit. Por gjithësesi ai mund të jetë mënyra më e mirë për të zbutur rreziqet e aspektit më acarues, të palogjikshëm dhe me një kokëfortësi të paparashikueshme të aviacionit: elementin njerëzor. /a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button