Magazine

Gjashtë arsye përse arsimi publik në Finlandë lë në bisht atë amerikan… dhe gjithë të tjerët

Megjithëse i vogël dhe homogjen, sukseset e përsëritura në garat ndërkombëtare të arsimit të Finlandës, nënkuptojnë se ai sigurisht ka diçka për t’i mësuar SHBA dhe gjithë të tjerëve.

Shteti i vogël nordik, për shembull, i kushton rëndësi të madhe edukimit të hershëm. Para shumëzimit, fëmijët finlandezë thjesht mësojnë të jenë fëmijë: të luajnë së bashku dhe të shërojnë plagët emocionale.

Por edhe kur fëmijët rriten, shteti angazhohet që të kenë sukses.

Më poshtë janë disa nga sistemet që e bëjnë Finlandën të shkëlqejë në fushën e arsimit fillor.

  1. Konkurrenca është më pak e rëndësishme sesa bashkëpunimi

Finlanda ka zbuluar se konkurrenca ndërmjet shkollave nuk i bën fëmijët të maturohen, aq sa bashkëpunimi mes tyre. Për këtë arsye, në Finlandë nuk ka shkolla private. Çdo institucion akademik në vend financohet nga paratë publike. Mësimdhënësit janë të trajnuar për të propozuar teste të përgatitura prej tyre në vend të testeve standarde.

Në një konferencë të organizuar në Kolegjin e Mësuesve të Columbia University, eksperti i arsimit Pasi Sahlberg një herë tha, “Gjuha finlandeze nuk ka një fjalë si kontroll dhe përgjegjësi”. Ekziston besimi se mësuesit do të përdorin më së miri lirinë që kanë, sepse kanë pasur një nivel të lartë të arsimimit, pa pasur nevojë për frikë nga inspektimet dhe gjykimi i inspektorëve.

Dhe kjo për shkak se …

2. Mësimdhënia është një nga profesionet që gëzon më shumë respekt

Në Finlandë, mësuesit nuk janë aq të paguar keq sa në SHBA. Në të vërtetë, ata gëzojnë respekt të madh, pasi Finlanda i jep rëndësi të madhe fëmijërisë, si bazë për një zhvillim të përhershëm.

Në Finlandë, për t’u bërë mësues, kandidatët duhet së pari të kenë master dhe specializim. Shpesh, ndërsa studiojnë në universitet për t’u bërë mësues, kandidatët mësojnë si “mësues shtesë” ata në një shkollë fillore pranë universitetit.

Rezultati: mund të jeni të sigurt se mësuesit janë të përditësuar në fushën pedagogjike.

3. Finlanda i jep të drejtë kërkimit

Në SHBA, studimet për atë që funksionon dhe nuk funksionon në klasa, shpesh mbeten të humbura në politikën e këshillave lokale të shkollave. Prindërit argumentojnë se disa sjellje nuk janë “të drejta” për fëmijët e tyre.

Në Finlandë, studimet nuk tërhiqen në politikë. Qeveria i bazon linjat e veprimit pothuajse ekskluzivisht në efektivitetin: nëse të dhënat tregojnë përmirësime, Ministria Federale e Arsimit dhe Kulturës do të bëjë eksperimente.

“Në përgjithësi, arsimi në SHBA është shumë më tepër politik sesanë  Finlandë, ku është një çështje shumë më profesionale”, tha Sahlberg për Business Insider.

Shkurt, Finlanda merr rezultate.

4. Finalnda nuk ka frikë të eksperimentojë

Një nga përfitimet e ndjekjes së kërkimeve është se nuk je i lidhur me forca të jashtme, të tilla si paratë dhe ndikimi politik. Mësuesit finlandezë inkurajohen që të krijojnë laboratorët e tyre mini mësimorë të mësimdhënies, duke mbajtur atë që punon dhe duke hedhur poshtë pjesën tjetër.

Është një mësim për SHBA-në: rëndësia e një qëndrimi eksperimental mund t’i shtyjë mësuesit të mendojnë jashtë skemave.

5. Loja është e shenjtë

Krahasuar me SHBA-të, ku në dy dekadat e fundit koha e lirë e lojës në kopshte është në rënie, ligji finlandez parashikon që mësuesit të lënë 15 minuta lojë në çdo 45 minuta mësim.

Kjo politikë rrjedh nga bindja e thellë, gati si në një libër përrallash, se fëmijët duhet të mbeten fëmijë sa më gjatë që të jetë e mundur. Rritja e shpejtë për t’u bërë memorizues dhe interpretues testesh nuk është puna e tyre.

Rezultatet flasin vetë: gjithnjë e më shumë studime konfirmojnë se studentët që bëjnë një lojë të përditshme prej pesëmbëdhjetë minutash, dalin më mirë në shkollë dhe bëjnë detyra më të mira.

6. Fëmijët kanë pak detyra shtëpie

Nga të gjitha gjërat që shkollat finlandeze i ofrojnë fëmijëve, ajo që duket se mungon është detyra e shtëpisë. Shumë fëmijë marrin shumë pak detyra në ditë.

Kjo filozofi lind nga një nivel i besimit të ndërsjellë që ndahet nga shkollat, mësuesit dhe prindërit.

Prindërit e marrin të mirëqenë se mësuesit janë përballur me shumicën e gjërave që duhen bërë, gjatë ditës së shkollës dhe shkollat mendojnë të njëjtën gjë. Detyrat ekstra shpesh konsiderohen të tepërta nga të gjithë palët.

Koha në shtëpi është e rezervuar për familjen, ku mësimet e vetme për fëmijët janë ato të jetës. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button