Analiza

Gjëegjëza ruse. Udhëheqësit europianë nuk bien dakord

Frank Dohmen

Udhëheqësit europianë bien dakord se kriza e Ukrainës e ka bërë të pasigurtë furnizimin me gazin nga Rusia. Megjithatë, ata janë të përçarë për atë çfarë duhet të bëjnë. Polonia do një union të ri europian për energjinë, por të tjerët duket se nuk e kanë me nxitim

Pipelines are seen at a gas border delivery station of pipeline operator Eustream in the eastern Slovak town of Velke KapusanyFlaka të martën e kaluar ishte shumë e madhe, ajo ngrihej deri 200 metra në ajër, prej gazsjellësit me emrin “Vëllazëria” në Ukrainën lindore. Eshtë ende mister se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Por, ai solli në mënyrë tronditëse në vëmendjen e të gjithëve, se sa i cënueshëm është bërë furnizimi me energji i Europës, si rezultat i trazirave në Ukrainë.

Një ditë përpara shpërthimit, gjigandi energjetik rus, Gazprom kishte deklaruar se do të vazhdonte të furnizonte Ukrainën, vetëm nëse ky vend do të parapaguante për gazin. Për arsye se gjysma e gazit të Rusisë që shkon në Europën Perëndimore kalon nga Ukrainë, udhëheqësit europianë kanë tashmë një temë shumë të nxehtë për të diskutuar në samitin e tyre në Bruksel këtë javë: A do të preket furnizimi me gaz i shteteve anëtarë të BE-së?

Në të njëjtën kohë, liderët e BE po grinden edhe për mënyrën si do të sigurojnë furnizimin kohëgjatë të Europës me gaz. Kryeministri polak, Donald Tusk është i vendosur të kërkojë më shumë solidaritet nga partnerët europianë. Edhe të tjerë e kanë mbështetur propozimin e tij për të kërkuar një të ashtuquajtur union energjetik, për të reduktuar varësinë e Europës nga Gazpromi.

Por siç ndodh shpesh në BE, kur vjen fjala për të diskutuar detajet, interesat kombëtarë dallojnë dhe miqësitë shpërbëhen, sidomos kur në ekuacion hyn paraja.

Tusk parashikon krijimin e një lloj sindikate për blerjen, e cila do të negocionte me Rusinë. Polonia është e inatosur që i duhet të paguajë shumë më tepër për gazin natyror, se sa blerësit gjermanë.

Por ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel është skeptik. “Ka arsye të forta përse këto janë vendime që i merr ekonomia private”, tha ai në fillim të këtij muaji gjatë një takimi të ministrave të energjetikës të BE-së. Deri tani, furnizuesit gjermanë si E.on ose Ëintershall kanë shkuar shumë mirë me rusët. Ata kanë kontrata afatgjata të furnizimit me gaz për deri 20 vite me Rusinë, të cilat u garantojnë çmime të ulët.

Kontrata të paligjshme?

Sipas njerëzve brenda industrisë, këto kontrata të vjetra po bëhen pengesë për solidaritetin europian. Një menaxher i lartë i E.on thotë se shumë marrëveshje të tilla ndalojnë në mënyrë eksplicite klientët që të rishesin gazin natyror jashtë vendit. Kjo do të thotë që plani i Komisionit Europian që bën thirrje për vendet europiano perëndimorë që të furnizojnë me gaz vendet europiano lindorë në rast emergjence, në kushtet aktuale nuk është i realizueshëm.

Ekzekutivi i BE është i bindur se klauzola të tilla janë kundër ligjit të bE. Komisioneri Europian, Joaquin Almunia ka nisur një investigim për gazpromin, pjesërisht si rezultat i marrëveshjeve, dhe Komisioneri Europian për Energjinë Guenther Oettinger është po ashtu skeptik. Ai thotë se “do të ishte e paligjshme nëse shkruhet që gazi mund të përdoret vetëm në Gjermani”.

Edhe financimi i unionit energjetik ka qenë shkak konflikti. Sipas përllogaritjeve të Komisionit, do të nevojitej të investoheshin afro 200 miliardë Euro deri në vitin 2020, me qëllim azhornimin e gazsjellësve dhe linjave të energjisë elektrike, për t’u krijuar tregu i përbashkët europian i energjisë. Deri tani, BE ka vënë në dispozicion vetëm 5.8 miliardë.

Vendet anëtarë të BE nuk kanë qenë në gjendje as të bien dakord se çfarë masash duhen marrë deri dimrin e ardhshëm. Në versionin aktual të komunikatës përfundimtare të samitit, e cila po negociohet, flitet vetëm për forcimin e “mekanizmave ekzistues të emergjencës dhe solidaritetit”, si depozitimi i gazit natyror. Polakët, nga ana tjetër, po kërkojnë detaje konkretë, si për shembull se kush do e ofrojë gazin, me çfarë çmimi dhe në cilët vëllime.

Tonet po ashpërsohen. “Eshtë e pamundur”, ankohet një diplomat polak, “që nuk mundemi të biem dakord për diçka kaq substanciale në një krizë”. /Der Spiegel/

Pershtatur ne shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button